Radja Nainggolan është gjithmonë e më pranë rikthimit te Cagliari. Mesfushori belg kreu fazën përgatitore nën urdhrat e Simone Inzaghit te Interi, por e ka të qartë që nuk bën pjesë në planet e milanezëve, me të cilët ka edhe një vit kontratë.

Pikërisht për këtë arsye futbollisti ka shfrytëzuar pushimin tre ditor që inzaghi u ka dhënë të tijve, për të fluturuar drejt Sardenjës, ku pritet të diskutojë edhe detajet e fundit me presidentin e Cagliarit, Giullini.

Paga është ajo që mban peng transferimin, pasi belgu përfiton aktualisht 4.5 milionë euro neto në sezon te Interi, shifër që Cagliari natyrisht nuk mund t’ia ofrojë, por sardët janë gati t’i japin dy milionë euro për një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.

Transferimi i Nainggolan te Cagliari pritet t’i hapë udhë edhe Nahitan Nandez për të bërë rrugën e kundërt e për të veshur fanellën e Interit, aty ku Simone Inzaghi e pret krahëhapur, pasi uruguaiani është një xholi që mund të bëjë disa role në fushë.

Top Channel