“Ushqimin e marr te Kisha”/ Historia e nënës me djalin e sëmurë me autizëm, nga denoncimi për dhunë në “Fiks Fare” te vështirësitë ekstreme ekonomike Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe që paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas.
Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv që prej dy ditësh, ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë. Ndërkohë që 20 punonjës së zjarrfikëseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.
Ndërkohë një grup tjetër prej 40 vetash, janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende dhe për të shkuar në vendngjarje duhen 5 orë. Për fikjen dhe normalizimin e së bashku me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtar të repartit të Poshnjas në Berat.
Top Channel