I vuri zjarrin ullishtes në Ksamil, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

31/07/2021 10:28

Policia e Sarandës ka vënë në pranga të riun që vuri zjarrin, i cili mori përmasa të frikshme mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se autori është një 25-vjeçar dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel