Një person rreth 35 vjeç është gjetur pa shenja jete në plazhin e Tales, Lezhë. Dyshohet se personi është mbytur.

Forcat blu njoftojnë se rreth orës 19:30, kanë marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe në vijim të informacionit paraprak, njoftuan se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Top Channel