Hapja e garës për aeroportin e Sarandës, Hyseni: Premtim i mbajtur! Me Edi Ramën dhe PS, çdo gjë është e mundur

30/07/2021 18:30

Alket Hyseni ka reaguar për fillimin e projektit të aeroportit të Sarandës, gara për të cilën do të nisë zyrtarisht ditën e hënë.

Hyseni kujtoi premtimin që ka dhënë së bashku me kryeministrin Edi Rama për fillimin e punës brenda këtij mandati. Ndër të tjera, shtoi se kanë mbetur dhe 40 ditë nga përfundimi i mandatit dhe si deputet i zonës shpreh kënaqësi dhe krenari për njoftimin e hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandë

“Bashkë me KM Edi Rama, ju premtuam qytetarëve të Sarandës dhe zonave përreth, fillimin e projektit të Aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati. Shumë njerëz ishin skeptikë para katët vjetësh, edhe mes nesh. Por me Edi Ramën dhe PS, çdo gjë është e mundur. Sot, kur na ndajnë rreth 40 ditë nga përfundimi i mandatit, si deputet i zonës, kam kënaqësinë dhe krenarinë e njoftimit të hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Premtim i mbajtur. #SarandaTuristike”, shkroi Hyseni.

Top Channel