Izraeli fillon dhënien e dozës së 3 të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 60-vjeç

31/07/2021 01:59

Izraeli ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të COVID-19 për personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të paktën pesë muaj më parë.

Kryeministri Naftali Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend. Presidenti Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij Michal Herzog u panë të dy duke marrë dozën përforcuese.

Javët e fundit, Izraeli ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi regjistroi 2.140 infeksione të reja, tha Ministria e Shëndetësisë më herët.

Top Channel