Ambasadorja e BE-së në Shqipëri takim me Gazment Bardhin: Diskutuam për rrugëtimin e vendit drejt Evropës, i rëndësishëm angazhimi i të gjitha palëve Data 9 maj për zgjedhjet lokale u dekretua, por rregullat e lojës ende nuk janë shkruar.
Zgjedhjet vendore do të zhvillohen në një territor të ri, ndaj Komisioneri Ilirjan Celibashi u kërkoi partive politike të ulen për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Duhet të rishikohen dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillit, kriteret për përcaktimin e numrit, strukturën e përfaqësimit të njësive të ndryshme territoriale brenda një njësie vendore. Këto ndryshime do të duhej të kishin shkuar bashkë me hartën territoriale”, u shpreh Cleibashi.
Duke mos fshehur kritikat për partitë politike, të cilat zvarrisin reformën territoriale, kreu i KQZ-së ngriti alarmin se, nëse deri në fund të vitit nuk gjendet gjuha e përbashkët për harmonizimin e Kodit Zgjedhor me realitetin e ri territorial, atëherë procesi elektoral rrezikon të vihet në pikëpyetje.
“Nëse këto ndryshime shkojnë përtej fundit të këtij viti, jo vetëm nga pikëpamja praktike do të krijohet problem për KQZ-në, por mund të lindin edhe probleme të karakterit ligjor”.
Komisioneri këmbëngul që numërimi dhe votimi elektronik të shtrihet të paktën në 4 bashki, por PD refuzon.
“PD është partia kryesore e opozitës dhe është fakt që s’mund ta injorojmë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje. Ndonëse shkaqet dhe pretendimet e PD-së në lidhje me sigurinë e këtij sistemi nuk qëndrojnë. Mazhoranca duhet të angazhohet në një komunikim me PD-në dhe partitë e tjera dhe do të ishte mirë të kishte konsensus”.
Inteligjenca artificiale do të pilotohet sërish në këto zgjedhje lokale.
“Do ta testojmë inteligjencën artificiale në numërimin e votave në dy KZAZ, një në Tiranë, një në një bashki të vogël”.
Demokratët kanë paralajmëruar dërgimin e ndarjes së re territoriale në 46 bashki në Kushtetuese, por për Celibashin atakimi në gjykatë nuk afekton përgatitjet e zgjedhjeve.
Top Channel