Vrasja që tronditi Francën, zbulohet misteri pas 4 dekadash, vajza 4-vjeçare që u gjet e gjymtuar u torturua nga… prindërit e saj
Një poster gjigant me mesazhe kërcënuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump është vendosur në sheshin Enghelab të Teheranit, duke përshkallëzuar retorikën antiamerikane të Iranit.
Në të shfaqet Trump pas hekurave, me kokën e ulur, ndërsa mbishkrimi thotë: “Do ta vrasim Trumpin”.
Posteri u vendos sot, ndërsa në një tjetër poster paraqitet Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, me fytyra të përgjakura dhe rroba të grisura.

Dhjetëra persona u mblodhën në shesh, duke valëvitur flamuj të kuq dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Do të ketë gjak”. Ata kërkonin hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem Ali Khamenei gjatë sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt.
Mesazhet kundër Trumpit janë shtuar në rrugët e Teheranit që prej fillimit të konfliktit. Postera dhe murale të ndryshme e paraqesin presidentin amerikan në situata poshtëruese, ndërsa autoritetet iraniane e akuzojnë për sulme ndaj objektivave civile.
Posterat dhe muralet politike janë pjesë e hapësirës publike iraniane që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe përdoren për të përcjellë mesazhe politike kundër kundërshtarëve të regjimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Top Channel