Dy makina përfshihen nga flakët/ Digjet edhe një hektar me pemë frutore në Rrëshen

30/07/2021 18:22

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.

Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinave dhe paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri ka rënë në Ndërfushas të Rrëshenit, në një sipërfaqe prej 1 ha me pemë frutore.

Aktualisht zjarrfikësja ka vënë në kontroll flakët dhe [o punon për shuarjen e tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel