Varianti Delta i Covid 19 është një paralajmërim për botën, që të mposhtë virusin, para se të pësojë mutacione të tjera dhe të bëhet më i rrezikshëm, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti më ngjitës i koronavirusit u zbulua fillimisht në Indi. Tashmë është identifikuar në 132 territore dhe cilësohet si përgjegjës për një rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga Covid në Afrikë gjatë katër javëve të fundit, tha OBSH-ja.

Një ditë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha se 80 deri 90 për qind e rasteve të reja pozitive me koronavirus janë të variantit “Delta”.

“Delta është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.
Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

Distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të ajrosura mirë për një kohë të gjatë po ndalojnë përhapjes e Deltës, sidomos nëse shtohet dhe vaksinimi.
Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër Covid 19 janë dhënë nëpër botë.

Top Channel