Marinari akuzohet për zjarrvënien e qëllimshme që shkatërroi luftanijen e SHBA (fotot)

30/07/2021 21:50

Një ushtarak i marinës së SHBA është akuzuar për zjarrvënie ndaj luftanijes USS Bonhomme Richard që thuajse e shkatërroi atë tërësisht, plagosi 63 njerëz dhe kushton më shumë se 2 miliardë dollarë për të riparuar.

USS Bonhomme Richard ishte në bazën e San Diego për mirëmbajtje kur u përfshi nga një zjarr masiv.

Zyrtarët thonë se marinari i paemëruar akuzohet se ka nisur qëllimisht zjarrin dhe se provat e mbledhura janë të mjaftueshme për të nisur gjyqin.

Detari i cili mban rang të ulët, ishte anëtar i ekuipazhit të anijes, dhe Marina deri tani nuk ka sugjeruar se kishte si qëllim shkatërrimin e plotë te anijes.

“Ne nuk kishim parë një zjarr të këtyre përmasave në marinën e SHBA, të paktën në karrierën time”, shprehej kreu i operacioneve Admiral Michael Gilday në një konferencë shtypi pas ngjarjes.

Luftanija ka dalë tashmë jashtë shërbimi pasi riparimet kushtojnë më shumë se 2 miliardë dollarë dhe kërkojnë rreth shtatë vjet për të realizuar, tha asokohe admiral Eric H Ver Hage.

Një seancë paraprake do të përcaktojë nëse marinari të gjykohet nga një gjyq ushtarak. Zjarri i qëllimshëm kishte nisur në zonën e ulët të magazinimit, të mbushur me kuti kartoni dhe mjete mirëmbajtjeje, ndërsa pas ishte ngritur nga galeritë e ashensoreve dhe tunelet e ventilimit.

Dy shpërthime që ndodhën si rezultat i zjarrit ishin dëgjuar nga 15 km larg dhe tymi i zi kishte mbuluar zonën e San Diego, ne zjarrin qe zgjati te pakten kater dite.

FOTO GALERI
1/4
Një ushtarak i marinës së SHBA është akuzuar për zjarrvënie ndaj luftanijes USS Bonhomme Richard

Top Channel