23:23
Top Story/ Vrasjet e para të Altin Dardhës, oficeri që e arrestoi: Biseda ime me të fortin e Beratit
Në vitet e para të demokracisë, Altini mblodhi rreth vetes një grup me disa të rinj problematik. Vrasjen e parë që i njihet daton në 23 Maj të vitit 1993. Atë ditë, ai ndodhej në lagjen “Çlirim” së bashku me Gazmend Rakipin, Edmond Merkon dhe Adrian Çobon, që sot, të gjithë rezultojnë të ekzekutuar. Ata ishin nën efektin e alkoolit. Në trotuar vendosën një kanaçe birre dhe vunë bast të vrisnin këdo që e prekte i pari.