Njësia Administrative e Dajçit me fshatrat e tij, thuajse çdo dimër përmbytet dhe uji vërshon ndaj qindra shtëpive dhe mijëra hektarëve tokë bujqësore, por gjatë verës tokat bujqësore të kësaj zone thahen për shkak të mungeses së ujit për vaditje.

Lumi Buna kalon mes për mes fshatrave, por tokat nuk kanë ujë. Kryetari i  Njësisë administrative Gjovalin Darragjati kërkon ndihmë nga ministria e Bujqësisë për rikonstruksionin e sistemit vaditës.

Përpara 30 vitesh, tokat e Dajçit janë konsideruar si një prej hambarëve të bujqësisë në Shqipëri për shkak të prodhimeve me cilësi të lartë.

Top Channel