Trualli i teatrit i kalon Bashkisë/ Qeveria, vendim të dytë pas rrëzimit nga Kushtetuesja

31/07/2021 15:17

Trualli i teatrit kombëtar i kaloji sërish Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave është miratuar vendimi që pronën me numër  1 / 241 në zonën kadastrave 8150 me sipërfaqe totale 5 522 m katrore.

Në vendim Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky është vendimi i dytë brenda një kohe të shkurtër për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë. Vendimi i parë është rrëzuar nga gjykata kushtetuese e cila rrëzoi edhe ligjin që parashikonte ndërtimin me koncesion të teatrit kombëtar nga një kompani private.

Ndërkohë bashkia kishte avancuar me projektin e teatrit të ri. Vendimi i kushtetueses e shtyu në kohë aplikimin e procedurave për ndërtimin e teatrit për të cilin tashmë është zgjedhur edhe një projekt.

Top Channel