Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie me 1 gradë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 34°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 41°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 42°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19°C në 37°C dhe në zonat e ulëta nga 22°C në 40°C.

Top Channel