Situata nga zjarret në rrethin e Vlorës vijon të jetë shumë shqetësuese teksa në Karaburun edhe sot në ditën e 6-të ende zjarri nuk është shuar.

Pamjet orëve të vona të mbrëmjes së shtunë tregojnë se edhe pas një pune të jashtëzakonshme të specialistëve të zonave të mbrojtura ,të efektivëve zjarrfikës dhe ushtarëve nga Berati dhe Pashalimani , situata vijon të jetë kritike .

Për shkak të terrenit të thyer dhe malor shuarja e tyre është shumë e vështirë, madje e pamundur. Zjarri në Karaburun rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”.

Forcat e zjarrfikëses janë në gadishmëri ,ndërsa njësia administrative Orikum, ju ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gadishmëri në rast nevoje .

Dhe në pjesën tjetër ,në kodrat e fshatit Tragjas vijojnë zjarret të cilat ndryshe nga Karaburuni nuk paraqesin rrezik përhapjeje.

Por jo vetëm zona bregdetare. Pasditen e shtunë zjarret dogjën shkurre e kullota dhe në fshatin Xhyherinë të Vlorës.

Ndërkohë që edhe pse është luftuar me zjarrit gjithë këto ditë nga këta punonjës dhe ushtare situata është po ajo , ndoshta me keq pasi zjarri i është afruar banesave në fshatin Dukat i ri.

Në këto momente ka mbërritur një helikopter i forcave ushtarake i cili do mund të shuaj zjarret duke hedhur ujë.

Top Channel