Video/ Momentet dramatike kur të rinjtë i shpëtojnë zjarreve në Turqi duke kaluar me makinë përmes tyre (fotot)

31/07/2021 17:49

Këto janë momentet e tmerrit kur një grup miqsh arrijnë të shpëtojnë nga zjarret e egra në Turqi duke kaluar mes flakëve me makinë.

Deri tani zjarret kanë lënë katër të vdekur, kanë djegur shtëpi dhe kanë detyruar largimin e banorëve nga fshatrat dhe rezortet turistike.

Në videon e xhiruar nga një prej pasagjerëve, ata shihen që drejtojnë në rrugën pyjore me flakë nga të dyja anët, dhe me tym që u bllokon pamjen.

Në një moment makina ndalon, para se të nisë përsëri zbritjen, ku flakët duket akoma më të mëdha e intensive.

Më poshtë gjatë rrugës shoferi detyrohet përsëri të ndalojë teksa flakët përfshijnë të gjithë rrugën, disa metra larg makinës.

Video më pas ndërpritet, ndërsa më vonë nisin më vonë, ku pasagjerët duket se kanë shpëtuar pasi shihen duke ndjekur nga një distancë sigurie.

Ata tregojnë dhe disa dëme te shkaktuara ndaj automjetit, pjesa e pasme e të cilit është e mbushur me bagazhe.

Nuk është e qartë se në cilin rajon të Turqisë po udhëtonin pasagjerët, që besohet se janë turistë, ose disa nga mijëra njerëz që janë detyruar të evakuojnë shtëpitë.

Numri i viktimave nga zjarret arriti sot në katër në Turqi, teksa autoritetet thanë se po luftojnë kundër tyre në 14 vendndodhje, në anën mesdhetare të vendit dhe atë të Egjeut.

FOTO GALERI
1/13
Një grup miqsh arrijnë të shpëtojnë nga zjarret e egra në Turqi duke kaluar mes flakëve me makinë.

Top Channel