Fundjava, më e freskët në Pogradec/ Ditët e nxehta mbushin qytetin me pushues

31/07/2021 19:26

Pushues të shumtë kanë zgjedhur këtë fundjavë Pogradecin. Ata preferojnë të shijojnë liqenin e Ohrit klimën e freskët por edhe gjithçka tjetër ofrohet këtu.

Mbi 1500 shtretër në hotelet dhe bujtinat e qytetit liqenor u rezervuan gjatë kësaj fundjave ndërsa të shumtë janë edhe ata që zgjedhin shtëpitë e pushimit.

Klima dhe peizazhi pogradecar mbeten tërheqja kryesore në stinën e verës e po ashtu qetësia, gatimet dhe çmimet e arsyeshme e bëjnë  të këndshëm qëndrimin e pushuesve.

Në Pogradec këtë verë pushuesit kanë më shumë alternativa për t’u argëtuar. Përveç plazhit edhe mbrëmjet mund të kalohen me shëtitjet apo aktivitete të tjera që gjallërojnë qytetin dhe pasurojnë ofertën turistike.

Top Channel