Disa fshatra në Vlorë janë kthyer në fushëbetejë mes vatrave të zjarrit dhe zjarrfikësve që përpiqen t’i shuajnë.

Korrespodenti i Vlorës, Mikel Marsi ka sjellë në redaksinë e Top Channel pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve në fshatin Xhyherinë të rrethit të Vlorës.

Flakët janë të frikshme, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen që t’i shuajnë me çdo mjet të mundshëm.

Kujtojmë se në ditën e pestë të rënies së zjarreve në Vlorë, 80 punonjës së zjarrfikëseve, zonave të mbrojtura prefekturës janë nisur në orët e para te ditës të ndarë në grupe, një pjesë në gadishullin e Karaburunit dhe pjesa tjetër në kodrat e fshatit Tragjas.

Top Channel