Napoli i jep leksion, Bayerni i Nagelsmann vetëm humbet!

01/08/2021 10:18

Bayerni i Julian Nagelsmann vazhdon të mos funksionojë. Bavarezët u mposhtën nga Napoli me rezultatin e thellë 0-3 brenda në Alianz Arena në miqësoren e radhës.

4 humbje për ekipin e Nagelsmann në këtë fazë përgatitore dhe kjo ndaj Napolit erdhi vetëm një javë para debutimit në ndeshjen zyrtare pikërisht në turin e parë të Kupës së Gjermanisë.

2-golëshi i Osimhen dhe finalizimi i Machach i dhanë suksesin ekipit të Spalletit që shënoi tre herë në 20 minutat e fundit, pikërisht kur Nagelsmann kishte zëvendësuar të gjithë emrat me peshë për t’iu bërë vend të rinjve të akademisë. Megjithatë këmbanat e alarmit për një Bayern Munich që nuk funksionon kanë nisur të bien.

Top Channel