Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban Muhamed Veliu shpjegon si u bë i mundur nxjerrja nga kampi Roj i 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë.

E vlerëson këtë operacion të tretë si të më të vështirin krahasuar me dy të parët.

Marc Ghorayeb në fillim të intervistës shprehet se “askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë”.

Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes si u finalizua ky operacion i tretë.

Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni jonë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë.

Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian.

Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë“,  deklaroi për Top Channel Marc Ghorayeb.

Top Channel