41 bis mbetet aktiv për 4 të dënuar/ Nga Shullazi te Balla, kush janë të burgosurit që paraqesin rrezikshmëri të lartë

31/07/2021 12:45

Regjimi i ashpër 41 bis do vazhdojë të qëndrojë aktiv edhe për një vit për katër nga shtatë personat që mbaheshin në të.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se do vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për shkak se paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, paçka se mbahen në burg, Emiljano Shullazi, Endri Qyqa, Ardion Aliko dhe Genci Balla.

Ndërsa janë liruar nga regjimi i ashpër tre persona që dyshohet se janë pjesë e grupit të Shullazit: Gilmando Dani, Endri Xela dhe Blerim Shullazi.

Anila Hoxha: Përfundon hyrja në fuqi e regjimit ’41 bis’ për 7 persona që janë mbajtur në këtë regjim të ashpër.

Pas kërkesës së SPAK, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar edhe zgjatjen për një vit në këtë regjim të ashpër për 4 të dyshuar, ndërsa për 3 të tjerët është marrë vendimi të kalojnë në paraburgim ose burgim, varet sipas vendimeve që janë dhënë për ta.  

Të dënuarit që do vazhdojnë të qëndrojnë në regjimin e ashpër 41 bis janë: Emiljano Shullazi, i dënuar me 14 vite, Endri Qyqa, Ardion Aliko dhe Genci Balla.

Bie regjimi për tre të tjerët, që dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të Shullazi: Gilmando Dani, Endri Xela dhe Blerim Shullazi. Nuk ka asnjë kërkesë tjetër pranë SPAK që të shqyrtohet dhe më tej t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë.

Top Channel