Qerimaj ndër më të mirët e botës/ Peshëngritësi flet nga Tokio: Stërvitje më të mirë

31/07/2021 20:23

Erkand Qerimaj është peshëngritësi tjetër i cili konfirmoi edhe një herë një paraqitje shumë të mirë në Olimpiadën e Tokios duke dalë i pari në Baterinë b dhe i 9-tui në klasifikimin e përgjithshëm.

Dhe qëndrim brenda 10-tshes më të mirë të Botës ishte synimi i tij dhe trajnerit Zef Kovaci. Në një pononcim për Top Channel pas gare, peshgnritësi shkodran tregon më tepër.

“Këtë vit përpara Evropianit pata një dëmtim dhe nuk është se kam pasur shumë kohë për olimpiadën. Kemi punuar thuajse një muaj për këtë garë. Dhe përmirësim krahasuar me olimpiadën e shkuar nga vendi i 13-të në vendin e nëntë është një rezultat shumë i mirë”, tha Qerimaj.

Ka disa më shumë se 10 vite që Qerimaj mban këto nivele të larta dhe Olimpiada e ardhshme do ta gjejë atë 35 vjeç, a do të mundet të marrë pjesë sërish apo ishte Olimpiada e fundit kjo?

“Unë dua të them një fakt, kampioni olimpik i peshës sime është 37 vjeç, dmth unë i bie të jem 5 vite më i ri se ai. Vetëm se ndryshimi që ne kemi është se kinezi stërvitet në kushte të tjera. Objektivi jonë është që në Olimpiadën tjetër të jemi edhe më mirë”, tha peshëngritësi shqiptar.

Ndërkohë që edhe kjo Olimpiadë deri më tani për Shqipërinë u mbyll pa medalje.

“Normalisht ne nuk na mungojnë talentet, por që të arrish në medalje dhe të pretendosh medalje duhet të stërvitesh e të kesh kushtet si ata që marrin medalje”, u shpreh Erkand Qerimaj

Për kë është ky rezultat kaq i lartë i Erkandit?

“Normalisht që rezultati i shkon familjes pastaj të gjithë shqiptarëve dhe ata që na mbështesin”, mbylli ai intervistën.

Top Channel