Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Fikasit, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë, humbi jetën pasagjeri teksa po dërgohej për në spital. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S”, njoftoi policia.

Top Channel