Gruaja ‘lind fëmijën e gabuar’ pas ngatërresës së vezëve të fertilizimit artificial (fotot)

30/07/2021 17:54

Një grua që tentonte të bëhej nënë, raportohet së fundmi se “ka lindur fëmijën e gabuar” pasi i ishte vendosur veza fertile e një tjetër pacienteje, në një ngatërresë në trajtimin me fertilizim artificial.

33 vjeçarja Olga Alyokhina, nga Chelyabinsk në Rusi, thotë se kërkon të dijë nëse fëmija i saj biologjik është lindur nga një grua tjetër, pas zbulimit të ngatërrimit të vezëve me një tjetër grua në klinikën e fertilizimit.

Gruaja dyshon se prindërit biologjikë të djalit të saj Denis, tashmë dy vjeç, mund te jene duke rritur femijen e saj, edhe pse nuk ka asnje informacion.

Ajo tregon makthin e ndërrimit të mundshëm të embrioneve në një tentativë për të gjetur gruan që njohu në klinikën e fertilitetit, për të cilën beson se gabimisht ka marrë vezën e saj të fertilizuar.

Olga ka fituar një dëmshpërblim prej rreth 35 000 euro per ngaterresen, nga klinika shtetërore e Chelyabinsk ku kreu procedurën.

Ajo kishte vendosur të kryente trajtimin e fertilizimit artificial pasi po haste probleme të mbetej shtatzënë me bashkëshortin Ivan Alyokhin.

“Ditën që shkova për marrjen e bio-materialit, takova një grua në repart. Shkëmbyem disa fjalë me te por nuk ia mbaj mend emrin. Ajo tha se 10 vezë ishin marrë prej saj, numer i njëjtë me të miat.

“Ne u takuam përsëri në sesionin e ‘mbjelljes së vezëve’ në të njëjtin repart dhe prej atëhere nuk e kam takuar më”.

Olga lindi djalin e saj Denis në 2018, i cili ishte nëntë javë i parakohshëm.

Por para se të largohej nga spital nëna e re u habit nga grupi i gjakut të të birit, – A.

“Unë jam grup gjaku B, kurse bashkëshorti është O. djali ynë nuk mund të ketë një grup gjaku të tillë”, tregon ajo.

Por doktori i tha se kishte mundësi teknike që të ndodhte. “Unë kontrollova në internet dhe mësova se grupe të tilla gjaku nuk mund të sillnin një fëmijë me grup gjaku A”, thotë gruaja.

“Jeta ime u kthye përmbys, isha e shokuar dhe në gjendje paniku. Qaja gjithë ditën por nuk i tregoja dot kujt arsyen”.

Doktorët kryen më pas teste të reja gjaku dhe ADN-je. Olga vazhdon: “Në përgjigjen e tyre doktorët na thanë se asnjë nga ne nuk është prindi biologjik i fëmijës tonë”.

Spitali kishte sugjeruar që ata ta linin djalin në ndonjë jetimore, por Olga u zotua ta pranonte e ta rriste si fëmijën e saj.

Spitali ka refuzuar të publikojë identitetin e gruas tjetër në repartin e Olgas, dhe as të ndonjë tjetër gruaje që mund të jetë implantuar me vezë që nuk janë të sajat.

Olga, punonjëse shitjesh, thotë: “Nëse do t’i gjenim, do të donim të vendosnim marrëdhënie normale me ta, nese kane lindur femijen tim gjenetik. Mund të vendosemi pranë vendit ku ata jetojnë, ose të vendoseshin ata pranë nesh. Ndoshta mund të jetë ndonjë mundësi për të ndërruar fëmijët. Por unë nuk do të hiqja kurë dorë nga Denisi. E kam ushqyer me gji, është fëmija ynë i shumëpritur”, thota Olga, duke sugjeruar se ndoshta prindërit biologjikë të Denis mund ta mbajnë atë për pushime, ose thjesht të vendosin një marrëdhënie minimale me ta.

FOTO GALERI
1/4
Një grua zbuloi se “ka lindur fëmijën e gabuar” pasi i ishte vendosur veza fertile e një tjetër pacienteje

Top Channel