SHBA, burgoset nëna e 12 vjeçares që lindi fëmijë nga 24-vjeçari, për neglizhim e nxitje të abuzimit me fëmijë (fotot)

30/07/2021 19:50

Një nënë në Oklahoma të SHBA, është arrestuar pasi vajza e saj 12-vjeçare lindi një bebe në spital.

Policia vendore njoftoi dje arrestimin e Desireee Castaneda, së bashku me babanë e fëmijës, 24 vjeçarin Juan Miranda-Jara. Ky i fundit u akuzua për abuzim me të mitura, por tha në polici se ishte “në një marrëdhënie” me fëmijën prej tetorit.

“Hetimet zbuluan se nëna e fëmijës dhe anëtarë të familjes ishin në dijeni të marrëdhënies mes viktimës dhe Miranda-Jara,” tha policia e Tulsa.

“Familja kishin lejuar marrëdhënien, madje kishin organizuar festën e pritjes së bebes së viktimës dhe të dyshuarit.”

Castaneda u akuzua me neglizhim të fëmijës dhe ndihmë më abuzimin seksual të të miturve.

Vajza e saj dhe bebja e sapolindur janë në spital dhe besohet se janë mirë me shëndet.

Babai i 12-vjeçares raportohet se është në burg me një akuza përdhunimi, që nuk kanë lidhje me çështjen.

Policia ishte njoftuar nga doktorët e spitalit Hilcrest ku vajza kishte shkuar të lindte.

Policia tha se Miranda-Jara pranonte “me krenari” se ishte babai i fëmijës që po lindte ‘e dashura’ e tij dhe dukej se nuk e kuptonte përse u arrestua nga policia.

Mosha e pranimit të marrëdhënieve seksuale në  Oklahoma është 16 vjeç.

Megjithë moshën e saj të vogël, vajza 12-vjeçare kishte lindur një bebe të shëndetshme vajzë dhe kishte dalë nga spitali.

FOTO GALERI
1/5
Juan Miranda-Jara u akuzua për abuzim me të mitura, por tha në polici se ishte “në një marrëdhënie” me fëmijën prej tetorit.

Top Channel