Nata bëhet e frikshme në Ksamil, shihni sa pranë banesave kanë mbërritur flakët

30/07/2021 22:12

Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët duket se po përhapen me shpejtësi.

Në pamje duket se si zjarri po i afrohet zonës së banuar dhe pritet aktivizimi i ushtrisë për shuarjen e flakëve.

Aktivizimi i kësaj vatre zjarri ka nisur që prej pasdites së sotme dhe ka djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare por terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.

Top Channel