E martë, 25 Maj 2021
00:20
Leo Messi zyrtarizon brenda javës rinovimin e kontratës

Leo Messi do të njoftojë vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij këtë javë, por sipas informacioneve që vijnë nga Spanja ai tashmë ia ka komunikuar ekipit dhe bordit drejtues të Barcelonës. “Don Balon” shkruan se “ndjesitë janë pozitive dhe gjithçka sugjeron që ai do të mbetet në ekipin e kryeqendrës së Katalunjës”.

E hënë, 24 Maj 2021
23:59
Man. United – Villareal, UEFA ia beson arbitrimin një francezi

Finalet e Champions dhe Europa League janë të fundit për t’u zhvilluar, para se të mbyllet zyrtarisht sezoni 2020-2021 për klubet dhe vëmendja të kalojë te Kampionati Europian, ndërsa UEFA ka përcaktuar sot edhe arbitrin e përballjes për trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent.

23:50
Shtyu arbitrin në ndeshjen ndaj Milanit, De Roon pezullohet me 4 javë

Marten de Roon shkaktoi penalltinë e dytë për Milanin në minutat shtesë të ndeshjes dhe më pas humbi toruan, duke i dhënë një të shtyrë arbitrit kryesor të takimit, gjest ky që i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë.

23:35
Reagon Ramos: Më dhemb në shpirt që s’mund të ndihmoj Spanjën

Ashtu siç pritej, për përjashtimin e tij nga lista e kombëtares, reagoi vetë kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Sergio Ramos.

23:12
A do kërkojë Berisha azil në Francë? Analisti në Open: Është rast i veçantë

Analisti Genc Burimi në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se mundësia që ish-kryeminisitri Sali Berisha të kërkojë azil politik në Francë është thjesht hipotezë.

23:00
I ati dhunues i vrau nënën dhe më pas veten, rrëfimi i shqiptares që përjetoi tmerr në SHBA

Në vitin 2008 një incident i rëndë tronditi qytetin e Detroitit në Miçigan, kur një burrë shqiptar vrau gruan e tij dhe pastaj kreu vetëvrasje. Çifti Djelaj la pas katër fëmijë. Vajza e tyre, Valentina Djelaj, tregon për Zërin e Amerikës se çfarë e ndihmoi të ngrihet dhe vazhdojë jetën. Sot ajo është një zë i fuqishëm për të gjitha viktimat e dhunës familjare.

22:58
Aksident fatal në Fier-Ballsh, vdes 16 vjeçari

Një shtetas ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh.

22:54
Këtë javë, sytë nga qielli: Të mërkurën shfaqet “superhëna e përgjakur”

Adhuruesit e hapësirës, do të kenë një arsye të fortë për t`i mbajtur të mërkurën sytë nga qielli, thonë mediat britanike.

22:48
Ish-ambasadori amerikan në BE padit ish-sekretarin Pompeo

Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, një nga dëshmitarët kryesorë në procesin e nisur në Kongres për shkarkimin e ish-Presidentit Trump në vitin 2019, paditi të hënën ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në një përpjekje për t’u rimbursuar për një shumë prej 1.8 milionë dollarësh në shpenzime ligjore.

22:46
Shpallja ‘non grata’ e Berishës/ Abilekaj në Open: Fuqia që s’kishim për të freskuar klasën politike, erdhi nga jashtë, duhet shfrytëzuar!

Analisti, Enton Abilekaj shprehet se pas shpalljes së Sali Berishës, ‘non grata’, është periudha e duhur për të freskuar klasën politike në vend.

22:43
Berisha i drejtohet Francës/ Analisti: Nuk është 100% e sigurt që gjykata ta marrë çështjen

Analisti Genc Burimi në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se nuk është 100% e sigurt që gjykata në Francë do ta marrë çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ai padit Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

22:37
Gazetari i arrestuar bjellorus: Po bashkëpunoj me autoritetet

Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, përmes një videoje tha se po bashkëpunon me autoritetet.

22:37
Padia e Berishës në Gjykatën Korreksionale të Parisit ndaj Blinken, Hajdari: Ky gjyq është i humbur

Ish-Prokurori, Shkëlqim Hajdari i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha ku do të ankohet për Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken është i humbur.

22:19
725,135 qytetarë të imunizuar deri tani, vijon procesi i vaksinimit masiv

8159 vaksinime anti-COVID janë kryer gjatë ditës së sotme.

22:16
Qëndrimi i Metës ndaj sekretarit Blinken/ Peza në Open: Demaskoi veten, shqiptarët janë populli më pro-amerikan!

Pas shpalljes ‘non grata’ të ish-presidentit Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, presidenti aktual, Meta reagoi kundër Blinken.

22:09
Berisha non grata/ Hajdari në Open: PD me standarde të dyfishta, pse për Doshin u ankuan? Uroj mos të asfiksohen!

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari në emisionin Open sonte tha se deklarata e DASH për Berishën është shumë e qartë.

22:07
Gara në PD/ Harxhi në Open: Basha është më i dobët se kurrë pas humbjeve

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edit Harxhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se në garën për postin e kreut të PD-së nuk ka barazi.

22:04
Berisha ‘non grata’/ Zekthi kundër: Ja përse ky vendim është i padrejtë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, u shpall “non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të përfshirjes në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale”.

21:55
Edit Harxhi në Open: Berisha ka përgjegjësi për gjendjen aktuale të PD-së

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edit Harxhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se kreu historik i PD-së, Sali Berisha ka përgjegjësi për gjendjen aktuale të PD-së.

21:45
Qëndrimi i Bashës pas shpalljes ‘non grata’ të Berishës, Harxhi në Open: Dha deklaratë personale, jo zyrtare

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edit Harxhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel ka shprehur opinionin e saj në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe paditjen ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit,  Anthony Blinken.

21:31
Rama: Mbërrijnë edhe 14,040 vaksina Pfizer

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe 14,040 vaksina Pfizer.

21:20
Harxhi në Open: Vendimi për Berishën, një ditë e trishtë e shkundi PD-në! Basha ka marrë peng partinë!

Në Open zonja Edith Harxhi e quajti një ditë të trishtë , ditën kur u shpall vendimin për non grata për ish -kryeministrin Berisha.

21:20
Rikthehet “La Casa de Papel”/ Publikohet ‘traileri’, ja kur mund të shihni sezonin e pestë të serialit spanjoll

“La Casa de Papel” është një nga prodhimet më të suksesshme të kompanisë “Netflix”.

21:07
Pjerin Ndreu padit për shpifje Mark Markun

Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka paditur për shpifje deputetin e zgjedhur të PD-së në të njëjtin qark, Mark Markun.

21:06
Fituesi i Eurovision konsumoi kokainë live? Dalin rezultatet e testit të drogës, zgjidhet misteri

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video, ku dyshohet se lideri i grupit konsumonte kokainë. Pamjet pushtuan rrjetet sociale dhe shkaktuan mjaft debate.

21:03
5-vjeçari i tragjedisë së teleferikut, mjekët: E shpëtoi babai me trupin e tij!

Eitani, 5 vjeç, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së teleferikut në Itali, është sot gjallë vetëm falë përqafimit të të atit, Amit Biran, i cili sipas mjekëve në vendin fqinj, në ato momente të fundit e ka mbështjellë vogëlushin me trupin e tij.

20:59
“Ky djalë ka fuqinë e Skënderbeut në fyt!” Albërije Hadergjonaj shprehet se Gjon’s Tears duhej të fitonte Eurovizionin

Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

20:57
U paraqit si hetues i krimeve ekonomike dhe kërkoi 30 mijë euro ryfshet, arrestohet i dyshuari në Kosovë

Një shtetas është arrestuar sot në Kosovë, pasi dyshohet se u paraqit si punonjës policie pranë një biznesi, duke kërkuar 30.000 euro, me pretendimin që t’i “rregullonte disa shkelje”.

20:37
Jo më vaksinë? Nis gara për prodhimin e pilulës anti-Covid!

Paralelisht me zhvillimin e vaksinës anticovid, gjigandi farmaceutik Pfizer ka eksploruar edhe mundësitë e prodhimit të një pilule, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësoj siç përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm.

20:35
Studion në Stamboll,rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz!

Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërkohë që pas studimeve universitare kthehet në Shqipëri për të vazhduar edhe masterin. Mirëpo i riu ankohet në emisionin Fiks Fare sepse është penalizuar duke mos hyrë dot në provimet e masterit.

20:33
Pas LSI-së, edhe PD ankimon në Kolegj zgjedhjet në Gjirokastër

Pas LSI-së, edhe PD ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastër.

20:26
Pamje “apokaliptike”/ Shpërthen vullkani, qindra shtëpi mbulohen nga llava

Shpërthimi i vullkanit Nyiragongo në republikën Demokratike të Kongos e leu në të kuq qiellin e rajonit ku ndodhet, ndërsa llava që rrëshqiti shpateve të tij mbuloi me qindra shtëpi ne periferitë e qytetit të Gomas, përfshirë edhe ndërtesa të larta.

20:22
Kroacia ndihmon Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës

Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

20:04
Marshim kundër dhunës në Shkodër/ Protestë pas përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë

Dhjetra qytetarë të Shkodrës kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit kundër rasteve të dhunës seksuale që po shtohen në vendin tonë.

19:59
Ftesë në 5/ Paula, miss-i që promovoi Shqipërinë në botë: Më dridheshin këmbët në sfilatën e parë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, bukuroshja 23 vjeçare që na përfaqësoi në “Miss Universe 2021”.

19:57
Përkthyesi dhe poeti më i mirë/ Në Berat u organizua konkursi letrar “Vexhi Buharaja”

Me rastin e 101 vjetorit të lindjes së Eruditit, poetit, studiuesit, historianit dhe përkthyesit të shquar, Vexhi Buharaja u organizua konkursi i letrar për përkthyesin dhe poetin më të mirë të vitit.

19:48
Pengesat e udhëtimit drejt Britanisë/ Edhe pse të vaksinuar, shqiptarëve iu kërkohet testi dhe karantinimi

Çfarë ndodh me udhëtaret nga Londra drejt Tiranës dhe kthim? Nga karantinimi, përvojën personale na e sjell korrespondenti ynë në Londër Arben Manaj, i cili sapo është kthyer në Londër nga Tirana.

19:42
Bitcoin, “sheshit” në Kosovë/ Mungesa e ligjit për prodhimin dhe shit blerjen e kriptovalutave nxit tregun e zi dhe kontrabandën

Kosova lejon importimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave dhe këmbimin e tyre në euro, si dhe regjistrimin e këtyre të fundit pavarësisht se si veprimtari nuk është e rregulluar me ligj.

19:39
Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese.
Veç qendrës së kryeqytetit ku për pallatet e ndërtuara nga 2015 e në vazhdim ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike.

19:38
Sqarohen të pathënat e bombave që hidhte Shqipja kundër Teas (Fotot)

Shqipja dhe Tea janë përballur me njëra tjetrën puntatën e sotme të Për”Puthen, për herë të parë pas ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur, pasi në ditët në vijim konkurrentët e parë do të rikthehen për të sqaruar tema apo debate të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.

19:31
Shqipja përballë Teas, për herë të parë pas ngjarjeve të bujshme (Fotot)

Shqipja dhe Tea janë përballur me njëra tjetrën puntatën e sotme të Për”Puthen, për herë të parë pas ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur.

19:30
PD: Vota në Durrës 300 euro/ KAS kërkon provat. Shtyhet vendimi për Durrësin dhe Shkodrën

Futja e Sali Berishës në listën e zezë të amerikanëve duket se ka kompleksuar demokratët.

19:06
Gjermani, thirrje për dëbimin e emigrantëve antisemitistë

Krerët e Unionit CDU/CSU në Gjermani po këmbëngulin për masa të rrepta kundër azilkërkuesve antisemitistë, të cilat të shkojnë deri në dëbimin nga vendi.

18:50
Rikthimi i konkurrentëve të Për’Puthen/ Shqipja akuzon Tean: Dola nga programi për fajin tënd

Në ditët në vijim do të ketë surpriza në Për’Puthen, ku konkurrentët e parë do të rikthehen për të sqaruar tema të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.

18:37
Doli ‘nudo’ në shesh/ Habit vajza: Nuk isha për të protestuar, meshkujt janë fëmijët tanë! Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh, nuk duhet të…

Disa protesta kundër përdhunimeve janë zhvilluar ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

18:36
Tea rikthehet në Për’Puthen, çfarë projekti do të sjellë për publikun? (Fotot)

Në ditët në vijim do të ketë surpriza në Për’Puthen, ku konkurrentët e parë do të rikthehen për të sqaruar tema të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.

18:35
“Basha s’e çon dot PD në fitore”/ Shehaj: Në 13 qershor vendosim nëse do të fitojmë, apo humbim në zgjedhjet e tjera!

Agron Shehaj tashmë zyrtarisht një prej kandidatëve për kryetar të PD në një konferencë për shtyp sot tha se në 13 qershor “Nuk do të vendosin për kryetarin e ri, por nëse do të fitojnë apo humbin në zgjedhjet e tjera”.

18:28
Skema! Pezullohet polici i antidrogës në Durrës. Shpërndante lëndë narkotike dhe vishte shpërndarësit e tij me uniforma policie!

Një specialist i Antidrogës është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.

18:25
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton drejt Lindjes së Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëtoi ditën e sotme në Lindje të Mesme për të diskutuar me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, pas arritjes së armëpushimit javën e kaluar, që mundësoi ndalimin e luftimeve 11 ditore mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

18:20
Fotot/ Rita Ora del hapur! Në lidhje treshe me regjisorin dhe aktoren e njohur

Rita Ora po jeton një lidhje dashurie të nisur jo shumë kohë më parë me regjisorin Taika Waititi, por jo vetëm/

17:59
Kroacia ndihmon Kosovën me 10 mijë vaksina anticovid

Kroacia ka ndihmuar Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

17:54
COVID19, ulje drastike e infektimeve/ Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep bilancin e 24 orëve të fundit nga covid.

17:34
Yzeiri në Top Talk: Berisha hero i rremë, ja çfarë e pret ish-presidentin pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA

Analisti, Ilir Yzeiri ishte i ftuar sot në Top Talk, ku komentoi shpalljen ‘not grata’ të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

17:30
Transformohet nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier, përmirësim i energjisë elektrike për 20 mijë banorë

Nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet.

17:28
Vitrina e librit/ Larg turmës së cmendur- Thomas Hardy

Batsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë.

17:25
Vitrina e librit/ Liri Belishova dhe koha e saj -Bashkim Shehu

Nëse do të përpiqeshim ta katalogonim në një gjini të përcaktuar veprën që sot po i paraqitet lexuesit shqiptar, mund të kishim ndonjë vështirësi në emërtim, gati sui generis.

17:23
Shekulli XX me sytë e Xhek London-shkrimtari i famshëm dhe fotografi i panjohur

Kur përmendet emri i Xhek London njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar popullor amerikan, autor i mbi 50 librave, duke përfshirë librat e dashur të fëmijërisë sonë “Kushtrimi i të parëve” dhe “Dhëmbi i bardhë”. Shumë të tjerë mbase e kujtojnë se ai ka qenë një udhëtar dhe veprimtar shoqëror.

17:21
U kthye në yll kinematografik me filmin “Rocky”, si duket sot Sylvester Stallone (Fotot)

Sylvester Stallone u kthye në yll në vitin 1976 me rolin në filmin “Rocky” për të cilin ai shkroi skenarin pasi shikoi një ndeshje midis Muhammad Ali dhe Chuck Wepner.

17:15
Shpallja “non grata” e Berishës/ Reagon Aishe Haklaj: Sllobodani shqiptar bëri gjenocid ndaj familjes time, çfarë i kërkuam SHBA në 2006

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

17:06
Kur do të martohet kryeministri Boris Johnson? (Fotot)

Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symods, në korrik të vitit 2022.

16:59
Kurti: Të ndalet fushata e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

16:56
Maqedoni e Veriut/ 7 raste të reja me COVID dhe 18 viktima në 24 orë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 18 viktima dhe 7 raste të reja me koronavirus.

16:50
Shifra të frikshme në Indi/ Mbi 300,000 të vdekur nga COVID deri tani

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Indi ka arritur në mbi 300,000.

16:38
I ndjeni duart e thata? Këto produkte të thjeshta, që keni në shtëpi, mund të jenë “shpëtimi” juaj

Është normale për shumicën prej nesh, që pas një dite të lodhshme pune dhe larjes së shpeshtë, duart tona të ndjehen shumë të thata.

16:36
Lëvizte me kallashnikov nën xhup/ Prangoset 44-vjeçari në Durrës

Një 44-vjeçar është prangosur në Durrës ditën e sotme pasi lëvizte me kallashnikov nën xhup në mes të qytetit.

16:21
Origjina e COVID ende mister/ Tre punonjës të laboratorit në Wuhan u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të covid në nëntor të 2019-ës

Ende nuk dihet nëse COVID-19 e ka origjinën në Ëuhan të Kinës apo në një vend tjetër, ndërsa kanë daalë detaje të reja.

16:15
Çudia e radhës në Spanjë: Trupi i pajetë i 39-vjeçarit gjendet brenda statujës së qytetit

Policia spanjolle po investigon vdekjen e një burri, 39 vjeç, që u gjet brenda një statuje dinosauri.

16:09
Korçë/ 2 në pranga, procedohen penalisht 3 të tjerë (akuzat)

Korçë. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

15:55
Kriza e COVID-19 i ka shkaktuar Gjermanisë një dëm prej 300 miliardë euro

Ekonomia gjermane ka pësuar një dëm prej 300 miliardë euro si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi.

15:50
Vendimi i KAS për Gjirokastrën/ LSI e çon çështjen në Kolegjin Zgjedhor

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e dhënë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për qarkun e Gjirokastrës. Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor për vendimet e dhëna nga KAS.

15:48
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Korçë, pranga dy të rinjve, policia jep detajet

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë në Korçë.

15:34
LISTA/ Kualifikohen 421 kandidatë për hetues të BKH-së, pritet t’i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik

421 kandidatë, nga 527 që aplikuan për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kualifikuar dhe do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

15:28
Shoqata Kombëtare “Postriba” vlerëson Marin Memën

Ne një aktivitet te veçantë te organizuar ne qytetin e lashtë te Drishtit vetëm pak kilometra nga Shkodra, gazetari i Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me titullin nderi i Postribës.

15:22
E quajti ‘agjent të Serbisë’/ Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor: Ilir Meta të paraqesë provat ose do ta kallëzoj për shpifje!

Analisti Frrok Çupi ka depozituar në Komisionin Hetimor, i mbledhur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, një kërkesë për ballafaqimin e Kreut të Shtetit me provat, pasi e akuzoi publikisht si ‘agjent të Serbisë’.

15:17
Mësuesja ndahet me lot nga nxënësit/ Pas 41 viteve punë në arsim del në pension në ditën e lindjes

Me mbylljen e këtij viti shkollor, edhe mësuese Liljana Alushani përfundon rrugëtimin e saj 41 vjeçar në arsim.

15:16
Tritol në derën e shtëpisë/ Ngjarja në Shijak. PD e quan akt të qëllimshëm kundër drejtuesit lokal partiak

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer mbrëmë rreth ores 22:00, në derën e shtëpisë së sekretarit të Partisë Demokratike në Shijak, Ilger Vora.

15:14
Gjirokastra e vjetër nën tokë/ Gërmimet për parkimin nxjerrin në dritë ndërtimet e para mesjetës

Në sheshi “Çerçiz Topulli”, në hyrjen e zonës historike në Gjirokastër, prej disa muajsh është duke u ndërhyrë për ndërtimin e parkimit të ri nëntokësor dhe rikonceptimin e këtij sheshi.

15:12
Nis vaksinimi me Sinovac/ Dje mbërritën 60 mijë doza. Të parat nga gjysmë milion që priten

Ka rifilluar normalisht procesi i vaksinimit me dozat e dyta të Coronavac këtë të hënë, pas një ngadalësimi për një javë, për shkak të mungesës së vaksinës kineze.

15:07
Konferenca për Reduktimin e Dëmit: Prezantohen strategjitë për tymosjen, lëkurën, HIV

Organizohet Konferenca e Reduktimit të Riskut nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit Publik të Shqipërisë (NAPH), me pjesëmarrjen e studiuesve, klinicistëve dhe mjekëve nga fusha të ndryshme. Në fokus të kësaj konference, reduktimi i dëmit i trajtuar në këndvështrimin e ekspertëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë.

15:05
SHISH ka diçka për Metën? Komisioni hetimor ka si provë edhe videot e deklaratave dhe takimeve të presidentit

Komisioni Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta nisi administrimin e provave mes tyre edhe një përgjigje nga SHISH.

14:55
Thesaret marramendëse që zotëron familja mbretërore britanike! 

Nga gurët e çmuar të kurorës, tek pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, vezët Faberge e madje edhe pulla të rralla, familja mbretërore britanike zotëron disa thesare vërtet të mëdha.

14:54
Detajet ekskluzive për vdekjen e 23-vjeçares në Tiranë: Në trup kishte shkrime! Policia merr në pyetje 26-vjeçarin: Herën e fundit u takuam në Farkë, më tha se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’. Një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar.

14:48
Bjellorusia “rrëmben” avionin civil, BE dhe SHBA gati sanksionet 

Vendet perëndimore shprehën indinjatën e tyre të thellë ndaj ndryshimit të detyruar të kursit nga ana e Bjellorusisë të një avionic në të cilin udhëtonte një student dissident.

14:43
Ekspozita e frymëzuar nga pandemia/ Piktori nga Maqedonia e Veriut, dërgon punimet e tij nga Holanda në Shkodër

Të gjitha janë punime të frymëzuara nga pandemia e Covid-19 që prej me shumë se një viti ka përfshire të gjithë boten.

14:41
Konflikti izraelito-palestinez, Anthony Blinken shkon në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton në Lindjen e Mesme dy ditë pasi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.

14:40
Rindërtimi, lagja e re në Ndroq me 74 shtëpi gati në vjeshtë/ Veliaj: Para vitit të ri shkollor do të hapim dhe shkollat e reja

Në lagjen e re të Ndroqit, e cila po ringrihet nga e para pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, punohet me ritme intensive edhe gjatë muajve të verës, në mënyrë që ajo të jetë gati në shtator të këtij viti.

14:29
Të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër COVID-19

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se parashikojnë që të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

14:22
Hyjnë për të vjedhur në banesë, grabitësit dhunojnë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij

Dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë për të vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e familjes Doçi në fshatin Spiten të Lezhës, ku u dhunuan me sende të forta burrë e grua.

14:19
FOTO/ Manastirliu: Spitali i Ri Memorial i Fierit do të hapet të enjten! Do të shërbejë për tre rajonet e jugut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, ku ka deklaruar se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

14:17
KAS pranon të administrojë provat e depozituara nga PD për qarkun e Shkodrës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi të administrojë provat e depozituara nga Partia Demokratike për qarkun e Shkodrës, por rrëzoi me shumicë votash kërkesën për marrjen e 19 provave të reja.

14:10
Rindërtimi në Manzë/ Rama batuta me banorët dhe Ahmetajn: E mirë rakia, merre gotën me vete

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen në lagjen e re të Rilindjes në Manzë, Durrës.

14:04
Kriza e Tajvanit, Kina nxjerr raketat balistike: Të parën do të godasim Australinë!

“Ushtria australiane është e dobët, e papërfillshme dhe do të jetë e para që do të goditet në rastin e çdo konflikti të mundshëm për Tajvanin”, paralajmëruan mediat shtetërore kineze.

14:03
Iu vu lëndë plasëse në banesë/ Drejtuesi i PD në Shijak: Jetojmë 12 persona dhe jemi shumë të trembur!

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Shijakut, Ilgner Vora mbrëmjen e kaluar.

13:37
Kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet në Morinë, pritet të ekstradohet në Çeki

Një kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, është arrestuar.

13:36
PAMJET/ Momenti kur autori ndez lëndën plasëse dhe e hedh brenda banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së, Ilgner Vora në qytetin e Shijakut gjatë mbrëmjes së kaluar.

13:30
Rama inspektim në shkollën “Ismet Nanushi”, do të jetë gati në shtator

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment.

13:17
Trump kishte të drejtë? Inteligjenca amerikane zbulon “të pathënat” mbi koronavirusin!

Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën nëntorin e 2019-tës dhe u desh të shtroheshin në spital, pra, përpara se sëmundja të përhapej në qytetin kinez e më pas, në të gjithë botën tregon një raport i fundit i inteligjencës amerikane, i cituar nga CNN.

13:16
Afrikë, shkon në mbi 4,8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirus shkoi mbi 4 milionë e 800 mijë.

13:04
FOTOT/ Dje mbërritën doza e vaksinës Sinovac, shihni si paraqitet sot situata te sheshi ‘Skënderbej’

Ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën 60 mijë doza të vaksinës kineze, Sinovac.

12:49
Sukth/ Rama dhe Ahmetaj vizitojnë shkollën që po rindërtohet, në shtator do të jetë gati

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar nga afër kantierin e shkollës “Ismet Nanushi”, në Sukth.