E shtrëngoi fort në gjoks dhe “e shkundi”/ Dënohet me burg babai që vrau djalin e tij

24/09/2021 22:05

Britani – James Clark, 31 vjeçari që “shkundi” djalin e porsalindur duke i shkaktuar vdekjen është dënuar me burg të përjetshëm.

Ai i shkaktoi foshnjes 39 ditëshe rreth 71 goditje në brinjë dhe hemorragji në tru dhe më pas e la në krevat, ku u gjet pa shenja jete nga nëna.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2018. Ditën e sotme, Clarck doli para gjykatës ku u dha vendimi që të qëndrojë minimumi 15 vite pas hekurave për vrasjen e fëmijës.

Një ekspertiza mjeko ligjore pas vdekjes u zbulua se foshnja ishte sulmuar të paktën tre herë nga i ati që e ka shkundur, gjë që i ka sjellë tronditje dhe lëndime në kokë e në trup.

“Ai e shtrëngoi djalin e tij Sean fort rreth gjoksit, duke i shkaktuar lëndime dhe e tundi me forcë. gjë që i solli gjakderdhje në tru, që ishte incidenti fatal. Ai incident tronditës. I pandehuri e vendosi Sean Clark përsëri në krevatin e tij dhe shkoi në shtrat, duke e ditur se ai do të priste deri në mëngjes derisa të zbulohej vdekja e të birit”, u tha në seancë gjyqësore.

Top Channel