Kryeministri Edi Rama ka folur në asamblenë e OKB për konferencën e parë ndërqeveritare duke thënë se Shqipëria ka kohë që është gati, ndaj pret që BE të bëjë pjesën e saj.
Edi Rama: Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë, presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e BE për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. E kam thënë në Bruksel e kudo, dua ta përsëris, Shqipëria ka kohë që është gati, po pret që BE të bëjë pjesën e saj.
Integrimi evropian është një objektiv parësor kombëtar, aspiratë rajonale dhe burim frymëzimi në një kontekst rajonal të transformuar rrënjësisht në të gjithë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin duke krijuar një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat dhe standardet e BE. Kemi hyrë në një fazë të re dhe ambicioze.
Po punojmë për të zbatuar katër liritë themelore të BE. Është shenja dhe prova e zotërimit që kemi ne për të gjeneruar lidhjen ekonomike, do të ulë papunësinë, do të rrisë tregtinë, investimin dhe ta bëjë paqen të pakthyeshme dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.
Top Channel