Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro ilaçe gjatë pandemisë/ Deputetja e PD: U rimbursuan vetëm me 1%, qeveria do të pasurohet vetë

24/09/2021 20:00

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për paratë që kanë shpenzuar të gjithë shqiptarët për tu kuruar ndaj Covid-19 duke thënë se qeveria nuk i ka ndihmuar as 1%.

Tabaku ka publikuar disa statistika, sipas të cilave qytetarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe dhe janë rimbursuar vetëm 231 mijë euro. Deputetja demokrate akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe zgjedh të pasurojë vetëm veten.

“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe💊 dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Tabaku.

Top Channel