Gjermani-Rusi, “lojë” spiunësh/ Kërkohet ekstradimi nga Rumania i një të dyshuari për sabotazh ushtarak në Berlin 21/08 22:59
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, paralajmëroi se së shpejti do të kthehen në bisedimet bërthamore në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Abdollahian u takua me një grup përfaqësuesish të mediave, përfshirë AA-në, në New York, ku ai mori pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Duke komentuar mbi bisedimet bërthamore të Iranit, Abdollahian tha: “Ne po rishikojmë dosjen e negociatave të Vjenës. Negociatat 4+1 do të rinisin shumë shpejt”.
Kryediplomati iranian tha se besojnë se do të marrin rezultate konkrete nga bisedimet konstruktive.
Top Channel