FOTO/ Puthje dhe përqafime në takimin me Mikelën, përse u përlot Argjendi kur përmendi të kaluarën

24/09/2021 18:25

Argjendi dhe Mikela ishin shumë afër njëri-tjetrit në takimin e tyre të parë.

Biseda e tyre ishte e fokusuar kryesisht në jetën e Argjendit, i cili foli për të kaluarën e tij dhe u përlot kur përmendi faktin që babain nuk e ka pasur prezent për shumë vite për shkak të emigrimit.

Pasi u përlot, Mikela nuk hezitoi ta përqafonte dhe t’i jepte mbështetje.

Argjendi: Më rrezikon me këtë afrimietet, të betohem.

Mikela: Nuk e di, s;besoj. Jam kurioze të di dy gjëra për ty. Për lidhjen tënde që ke pasur të fundit, sa kohë ka që ka përfunduar?

Argjendi: Ka qenë femra që kam dashur më shumë në jetë. E kam dashur shumë, rrethanat e tilla ishin që të mos ishim më bashkë.

Mikela: Ke pasur një fëmijëri të vështirë?

Argjendi: E kam sakrifikuar adoleshencën për të punuar dhe për të ndihmuar familjen, por nuk kam sakrifikuar fëmijërinë. Ka pasur raste që kam qenë në Kosovë dhe më ka munguar prezenca e babit se ishte në emigrim. Kur rritesh pa praninë e figurës mashkullore në Shqipëri, nuk është shumë e lehtë.

Mikela: Çdo nënë do të ishte krenare me një djalë si ty.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel