Rama në OKB: Shqipëria vend i vogël, por i vetëdijshëm për sfidat e së ardhmes! Ja çfarë na mësoi pandemia

24/09/2021 22:30

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Rama ka thënë se Shqipëria i sjell OKB-së pikëpamjen e një vendi të vogël, por i vetëdijshëm për barrën e të shkuarës dhe sfidat e së ardhmes, por nuk la pa komentuar edhe pandeminë.

Rama: Për herë të parë i bashkohet sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Rëndësia e këtij evenimenti për këtë shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej më të shtypurve në botë dhe ndjenja e përgjegjësisë që e marrim përsipër këtë rol është aq e madhe sa nuk mund të shprehet me fjalë.

Falenderoj të gjithë anëtarët e OKB. Shqipëria i sjell OKB-së pikëpamjen e një vendi të vogël, por i vetëdijshëm për barrën e të shkuarës dhe sfidat e së ardhmes që ka përjetuar kufijtë e izolacionizmit dhe ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria tashmë është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca për besimet e ndryshme fetare. Ajo do ulet në Këshillin e Sigurisë me një axhendë të qartë përparësish që pasqyron atë çka Shqipëria moderne përfaqëson, nxitjen e paqes dhe sigurisë, zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e paqtë të konflikteve, rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimmarrje etj.

Si në çdo pjesë të botës edhe Shqipëria vuajti. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar dhe presim të kemi të gjithë popullsinë gjatë 10 muajve të ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj pandemie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me të. Kjo është arsyeja pse në kulmin e krizës së covid dhjetëra mjekë shqiptarë ikën në Itali në Lombardi dhe pak muaj më vonë pritëm ata italianë të na ndihmonin në shtëpinë tonë.

Shumë prej atyre që janë gjendur të na ndihmojnÇë i jam falënderues. KE, Turqisë, Austrisë, Danimarkës dhe dua të them se jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes një qasje të përbashkët dhe bashkëpunim të pandërprerë. Ne duhet të qëndrojmë sëbashku dhe t’i rezistojmë çdo tundimi për izolim.

Top Channel