SHBA pranon marrëveshjen për lirimin e administratores së gjigandit kinez Huawei (fotot)

24/09/2021 19:14
Meng me byrzylykun e monitorimit ne kembe ne Kanada

Raportime nga media të ndryshme thonin sonte se është arritur një marrëveshje për lirimin e drejtueses së lartë të gjigantit teknologjik kinez Huawei që po mbahet në Kanada me akuza mashtrimi nga SHBA.

Meng Wanzhou u ndalua gati tre vjet më parë në aeroportin e Vancouver me kërkesë të autoriteteve të SHBA, duke tronditur marrëdhëniet mes SHBA e Kinës, si dhe ato ekonomike ndërkombëtare.

Nëse akuzat ndaj saj tërhiqen, bie çështja për ekstradim në SHBA dhe Meng lirohet menjëherë.

SHBA akuzon se Meng ka dhënë keq-udhëzime për bankën HSBC mbi lidhjet e  Huawei me një kompani të quajtur Skycom, duke bërë që kjo e fundit të rrezikohet prej sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Meng është bashkuar me kompaninë Huawei në 1999 dhe u bë e dyta në drejtimin e kompanisë në 2011.

Ajo është bija e miliarderit Ren Zhengfei, i cili themeloi Huawei në 1987, duke e kthyer në një prej kompanive teknologjike më të mëdha të botës.

Në 2019, SHBA vendosi sanksione ndaj Huawei duke bërë që edhe vende të tjera të distancohen prej grupit.

Për rastin në fjalë ka pasur muaj të tërë negocjatash prapa skene, kur drejtues të lartë të kompanisë kanë ardhur shpesh në Uashington për të zgjidhur çështjen që shkaktoi tensione ndërkombëtare.

FOTO GALERI
1/6
Meng Wanzhou u ndalua gati tre vjet më parë në aeroportin e Vancouver me kërkesë të autoriteteve të SHBA

Top Channel