Imazhe të adhurueshme të elefantit bebe që tenton të ecë për të ndjekur tufën e të rriturve (fotogaleri)

24/09/2021 17:55

Në fotot e mëposhtme shihen momentet kur një elefant bebe që ende nuk ka mësuar ende të ecë mbështetet në të gjithë individët e tufës së tij, për të ruajtur ritmin e tyre të ecjes.

Kafsha e adhurueshme besohet se është vetëm një muaj me moshë, teksa përpiqet me të gjitha forcat të ecë përkrah të tjerëve.

Pamjet u morën nga fotografi i botës së egër Leighton Lum, 33 vjeç nga Hawaii, në parkun kombëtar të Ambolseli në Kenia.

Leighton tha: “Vura re këtë elefantin që ishte shumë më i vogël se të tjerët dhe se vëllezërit e tij, as një muaj me moshë”.

“Ishte bukur të shihje si mbështetej te të rriturit, pasi nuk kishte fuqinë për të ruajtur ritmin e tyre. Pas një dite ecjeje nëpër park duke kërkuar ushqim, ai ishte ezauruar nga lodhja”.

“Është vështirë të mos i duash kafshë si këto, ishte i adhurueshëm. Jam i lumtur që e dokumentova”.

Elefanti bebe mëson të ecë si duhet duke u rrëzuar e ngritur përsëri.

Ai me pas ngre noçkën e tij drejt të rriturve teksa përpiqet të ecë bashkë me ta.

FOTO GALERI
1/10
Elefanti ngre noçkën e tij drejt të rriturve teksa përpiqet të ecë bashkë me ta.

Top Channel