Ambasadorja franceze në Vlorë, interesohet për turistët e huaj që blejnë shtëpi aty

24/09/2021 16:29

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj mikpriti në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Ambasadorja e Francës që në hyrje të fjalës së saj është ndalur në temën e turizmit dhe sezonit turistik 2021 në Vlorë.

Diplomatja Barsacq ka kërkuar informacion të detajuar për gjeografinë e turistëve këtë sezon në Qarkun e Vlorës .

Interesi i saj edhe prezenca e turistëve francezë.

Prefekti Mamaj e ka quajtur këtë sezon turistik të suksesshëm veçanërisht për prezencën e turistëve të huaj në gjithë qarkun, kjo edhe për shkak të lehtësimit të masave anticovid.

Sipas Mamaj risia gjeografike për këtë vit ishte prezenca e turistëve serbë.

Po ashtu Barsacq u interesua dhe për gjeografinë e shtetasve që blejnë banesa në Vlorë,të cilët sipas prefektit janë më shumë italianë ,polakë dhe rusë.

Për pyetjen e ambasadores franceze ,nëse prezenca e shumtë e turistëve rusë në Vlorë ka shkaktuar ose jo prishje të rendit publik, Mamaj dha përgjigjen se asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur as në Vlorë e as në qarkun e Vlorës.

Vizita e ambasadores franceze Elisabet Barsacq edhe në kuadrin e mbërritjes në portin e Vlorës, e anijes ushtarake të Natos me flamurin francez.

Top Channel