E hënë, 24 Maj 2021
13:36
PAMJET/ Momenti kur autori ndez lëndën plasëse dhe e hedh brenda banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së, Ilgner Vora në qytetin e Shijakut gjatë mbrëmjes së kaluar.

13:30
Rama inspektim në shkollën “Ismet Nanushi”, do të jetë gati në shtator

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment.

13:17
Trump kishte të drejtë? Inteligjenca amerikane zbulon “të pathënat” mbi koronavirusin!

Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën nëntorin e 2019-tës dhe u desh të shtroheshin në spital, pra, përpara se sëmundja të përhapej në qytetin kinez e më pas, në të gjithë botën tregon një raport i fundit i inteligjencës amerikane, i cituar nga CNN.

13:16
Afrikë, shkon në mbi 4,8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirus shkoi mbi 4 milionë e 800 mijë.

13:04
FOTOT/ Dje mbërritën doza e vaksinës Sinovac, shihni si paraqitet sot situata te sheshi ‘Skënderbej’

Ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën 60 mijë doza të vaksinës kineze, Sinovac.

12:49
Sukth/ Rama dhe Ahmetaj vizitojnë shkollën që po rindërtohet, në shtator do të jetë gati

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar nga afër kantierin e shkollës “Ismet Nanushi”, në Sukth.

12:39
Braho kërkon që Meta të merret me forcë në Komisionin Hetimor. Vendimi: Presidenti të mos thirret më

Komisioni Hetimor është mbledhur për të diskutuar mbi shkarkimin e Presidentit Meta, ndërsa ky i fundit ka refuzuar sërish të marrë pjesë në seancë.

12:33
Serie A, Milan e Juve në champions, Napoli jashtë

Edhe Serie A në Itali uli siparin e saj duke dhënë edhe verdiktet e fundit përsa u përket skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane.

12:27
Aksident në minierë/ Minatori i plagosur rëndë niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Një tjetër aksident në minierë është shënuar sot në Bulqizë, në një nga minierat private në Zonën D. Si pasojë një minator ka mbetur i plagosur rëndë.

12:27
“Asnjë koment për Berishën”/ Ambasadori gjerman Zingraf: Jam optimist për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, ka folur nga Maliqi lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke thënë se projekti në kuadër të Javës së Europës çojnë në arritjen e standardeve të nevojshme.

12:26
Garantohen dozat e dyta për qytetarët, nis shpërndarja e Coronavac

Vaksinimi me Coronavac ka nisur në sheshin “Skëndërbej”, por ajo që vihet re është se çuditërisht nuk ka më radhë të gjatë të moshuarish, të cilët duhet të marrim dozën e dytë të vaksinës Coronavac.

12:18
Protesta e prindërve/ Në Durrës dalin në shesh kundër dhunës ndaj të miturve

Pas Tiranës, Mirëditës dhe Peshkopisë, reagimi social kundër abuzimit seksual ndaj të miturve është zhvendosur në Durrës ku dhjetëra të rinj dhe prindër iu bashkuan marshimit ndërgjegjësues dhe kërkuan ashpërsim të dënimit penal ndaj abuzuesve.

12:17
Kapet hashash në Vlorë/ Skafi me rreth 500 kg u zbulua në Karaburun

Droga e kapur dje në bordin e një gomoneje në brigjet e Karaburunit ishte e ndarë në 350 kg hashash dhe pjesa tjetër e presuar 200 kg në formë çokollate.

12:13
“E humbi mundësinë”/ Meta refuzon të marrë pjesë në seancën e Komisionit Hetimor: Nuk bëhem palë me askënd në shkelje të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancën e radhës të Komisionit të Posacëm Hetimor për shkarkimin e tij.

12:02
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për prova të reja për Durrësin/ Merr në shqyrtim kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve PEI

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të vënë në dispozicion prova të reja për qarkun e Durrësit.

12:00
Identifikohet një prej autorëve të grabitjes me dhunë në Lezhë, shpallet në kërkim 23-vjeçari (EMRI)

Një prej autorëve të grabitjes me dhunë në banesën e një cifti bashkëshortësh në Lezhë është identifikuar si Pavlin Dokaj, 23 vjeç.

11:53
Indi, 4.454 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ka tejkaluar mbi 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia.

11:49
23-vjeçari i shpallur në kërkim kapet në doganën e Morinës, i gjendet edhe kanabis në çantën e shpinës

Një 23-vjeçar nga Prishtina, i shpallur më parë në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar në doganën e Morinës.

11:42
Rama dhe Veliaj inspektojnë lagjen e re me 20 shtëpi në Vaqarr, gati punimet për shkollën dhe qendrën komunitare

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Vaqarr, aty ku po merr formë një tjetër lagje me 20 shtëpi, objekte arsimore, me qendër komunitare dhe hapësira të dedikuar për aktivitete sociale dhe rekreative.

11:36
FOTOT/ Një familje e tërë dhe çifte të reja u shuan tragjikisht! 14 viktimat pas rënies së teleferikut në Itali (EMRAT)

Ditën e djeshme një aksident tragjik ndodh në veri të Italisë, pranë liqenit Maggiore, ku si pasojë e rënies së një teleferiku humbën jetën 14 persona, si dhe një i mitur është duke luftuar për jetën në spital .

11:24
Që prej janarit, kompania ‘Salillari’ nuk mirëmban më rrugën Vlorë-Orikum

Që prej janarit, kompania “Salillari” nuk mirëmban më rrugën Vlorë-Orikum. Sa i përket rrugës, pranë Jonufrës, pritet prokurimi, për të cilën ende nuk ka patur një ofertues.

11:21
U skualifikua nga gara/ Ibsen Elezi: Nuk kërkova mbështetjen e ish kryeministrit! Linja e “doktorit” e ka mbyllur ciklin e vet

Kryesia e PD vendosi që Ibsen Elezi të skualifikohet nga gara për të kandiduar në zgjedhjet e 13 Qershorit për postin e kreut të Partisë Demokratike.

11:12
U fut në depozitën e ujit dhe nuk doli dot, mbytet 56-vjeçari në Lazarat

Një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në një depozitë me ujë.

11:10
FOTO/ Protestuesi del me pankartë në dorë: Pse e skualifikuat Ibsen Elezin o komunistë ‘antikomunistë’?!

Një person duket se nuk është aspak me vendimin e Kryesisë për të skualifikuar Ibsen Elezin nga gara për të kandiduar për kreun e PD.

11:10
‘Duhet një hapje e kujdesshme’/ Brataj: Frikë nga shifrat pas grumbullimeve fetare

Shifrat janë ulur por virusi është ende dhe po infekton.

11:04
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Fier, sekuestrohet arma dhe arrestohet autori

Policia ka parandaluar në kohë përshkallëzimin e një konflikti të mëtejshëm,për motive pronësie.

11:01
Kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore? PD i çon KAS-it listën me 300 persona, që kanë shitur votën

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka kërkuar nga KQZ që të administrojë provat për një listë me rreth 300 persona, që të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar dhe nëse kanë pjesë e administratës zgjedhore.

10:59
Institucionet me më shumë pakënaqësi/ Më shumë padi në SPAK për kadastrën dhe policinë

Pakënaqësia e qytetarëve dhe perceptimi i tyre për korrupsionin mbetet në nivele të larta. Ky është një nga konkluzionet e bëra nga qendra “FOL”, pas një studimi që zgjati 6 muaj.

10:55
Zgjedhjet për kreun e PD/ Bejko komenton kandidaturat: PD i duhet një plan për të rikuperuar çdo gropë. Të preshësh që të ndryshojë Rama është si…

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar kandidaturat për postin e kreut të PD në emisionin “Breaking” në Top News duke thënë se më shumë se emrat, opozitës i duhet një kryetar me plan që do të sjellë fitoren.

10:49
E ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, Rama inspekton punimet në lagjen e re në Vaqarr

Kryeministri Rama ndodhej këtë të hënë në Vaqarr, për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit në një tjetër lagje të re, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

10:45
Partitë e Unionit kërkojnë masa më të ashpra kundër antisemitizmit

Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm” – është shkelje serioze, tha kreu i CSU, Söder. Krerët e Unionit CDU/CSU kërkojnë masa të rrepta kundër azilkërkuesve antisemitistë, deri në dëbimin nga vendi.

10:40
Vrasja e Everest Çakës/ SHÇBA sqaron: Policia e Elbasanit ka reaguar në kohë!

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave sqaron se reagimi i Policisë së Elbasanit në lidhje me ekzekutimin e Everest Çakës në Elbasan, ngjarje e ndodhur 11 maj, në lagjen “Skënderbej” ku mbeti e plagosur lehtë edhe gruaja e tij, ka pasur reagim të menjëhershëm.

10:34
Zuri rrugën Berat -Skrapar me paleta guri, gjobitet pronari i subjektit (Emri)

Një subjekt është gjobitur në nga policia rrugore sepse kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës Berat – Skrapar me disa paleta guri.

10:30
Durrës, Ministrja Kushi takon aktorët vendorë për konsultimin publik të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026

Konsultimet publike në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 janë zgjeruar më tej edhe në nivel vendor me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë proces.

10:25
CDC studion inflamacionin e muskujve të zemrës tek disa të rinj, pas vaksnimit

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina kundër koronavirusit, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës.

10:20
PD kërkon rivotim, LSI rinumërim/ KAS nis mbledhjen për qarkun Durrës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot dhe pritet të shqyrtojë kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit.

10:20
Tragjedia në Itali/ E afërmja nga Izraeli rrëfen si e mësoi vdekjen e vëllait, kunatës dhe djalit 2 vjeç: Mendova se ra një tjetër raketë

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku humbën jetën 14 persona nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë. Mes tyre janë edhe 5 izraelitë, tre prej të cilëve ishin pjesë të një familjeje.

10:17
UNICEF: Një e katërta e të infektuarve me COVID-19 në Jemen kanë humbur jetën

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se një e katërta e të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën.

10:14
Policia e Durrësit i vë prangat tre personave dhe gjobit 196 të tjerë për shkelje të ndryshme

Policia e Durrësit i ka vënë prangat tre personave si dhe ka ndëshkuar me masa administrative 169 të tjerë për shkelje të ndryshme dhe 10 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

09:58
Lille fiton titullin pas një dekade, Lyon mbetet jashtë zonës Champions

Lille rikthehet në majën e futbollit francez pas plot një dekade, duke fituar titullin kampion për herë të katërt në histori.

09:53
Iu futën në banesë dhe e grabitën, ky është pronari që u dhunua nga hajdutët. Gruaja dhe fëmijët, të traumatizuar  

Mbrëmjen e djeshme një banesë në fshatin Spiten të Lezhës ka rënë pre e disa grabitësve, të cilët kanë mundur të marrin prej aty një shumë lekësh së bashku me 2 aparate celularë.

09:51
Arrestohen 8 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tetë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

09:49
Ndryshimet në Kadastrën e Durrësit/ Dorëhiqet drejtori Rezart Elmazi, komandohet Viola Hima

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi është larguar nga detyra.

09:42
Kolumbi, vazhdojnë në ditën e 25-të protestat kundër qeverisë

Mijëra njerëz në Kolumbi janë mbledhur edhe njëherë në sheshet e qyteteve të ndryshme të vendit në protesta masive që vazhdojnë kundër qeverisë që nga 28 prilli.

09:16
Pas disa orësh ndjekje nga deti dhe toka, ja kush janë trafikantët e drogës që u kapën në Karaburun (EMRAT)

Tre personat e arrestuar që po tentonin të trafikonin 577 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë dhe u kapën në Karaburun janë identifikuar si Mandi Begaj, 43 vjeç Engjellush Mukaj, 34 vjeç, Herman Mucaj, 27 vjeç.

09:14
Mbi 300 mijë persona humbin jetën si pasojë e koronavirusit në Indi

Numri i personave që kanë humbur jetn nga koronavirusi në Indi ka kaluar shifrën 300 mijë. Ekspertët paralajmërojnë se shifra reale e viktimave mund të jetë shumë më e madhe, pasi shumë vdekje nuk janë raportuar zyrtarisht.

09:10
Japonia nis programin e vaksinimit masiv

Japonia ka nisur programin e vaksinimit masiv në Tokio dhe Osaka, teksa situata me pandeminë e koronavirusit vazhdon të përkeqësohet.

08:55
Sot në Gjakovë nis fushata për aplikimin e gjobave për këdo që hedh mbeturina në rrugë

Sot në orën 15:45 në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës.

08:42
U kap në Karaburun/ Detaje nga gomonia me drogë që po shkonte drejt Italisë: U gjetën 577 kg kanabis, arrestohen tre persona

Në gomonen e sekuestruar pasditen e djeshme në Karaburun u gjetën rreth 577 kg lëndë narkotike kanabis, një pjesë në formën e çokollatës.

08:29
Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n

Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, gratë ia kanë dalë që të kenë rritje page më të lartë sesa meshkujt, duke ngushtuar hendekun mes tyre në pagesa.

08:20
Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Palestinë?

Pas armëpushimit mes Izraelit dhe palestinezëve militantë, rriten shpresat për fundin e dhunës por Lindjes së Afërt i duhen negociatorë. Çfarë roli mund të luajnë Gjermania dhe europianët?

08:16
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, qëllohet në drejtim të një banese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës në Prezë në Tiranë.

08:11
Lezhë/ Hyjnë për të grabitur banesën pas mesnatës dhe dhunojnë 47-vjeçaren. Ja çfarë vodhën në shtëpi

Një banesë është grabitur me dhunë pas mesnatës në fshatin Spiten në qytetin e Lezhës.

08:03
Gara për prodhimin e pilulës për trajtimin e COVID-19

Në fillim të vitit 2020, teksa një koronavirus i ri vdekjeprurës nisi të përhapej në mbarë botën, kompania farmaceutike Pfizer Inc, themeloi një ekip me shkencëtarë dhe kimistë elitë, për të identifikuar mënyra se si të trajtohej sëmundja COVID-19.

07:48
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

E diel, 23 Maj 2021
23:05
Shijak/ Qytetarit i shpërthejnë lëndën plasëse në portën e shtëpisë, shoqërohen disa persona

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Shijak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe policia njofton se lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një shtetasi.

22:59
FOTOT/ Yuri Kim takon Dritan Lelin në Vlorë, kryebashkiaku: SHBA do të ngelet udhërrëfyesi ynë

Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

22:48
Kryesia vendos/ 4 kandidatë në garë për kreun e PD (EMRAT)

Gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike u hap zyrtarisht. Lulzim Basha, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara do ketë përballë 3 rivalë. Anëtarin e Kryesisë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhin pjesë  e grupimit për PD si dhe deputetin e Agron Shehaj surprizë e këtyre zgjedhjeve.

22:25
EMRI/ Një shqiptar nxjerr Juventusin jashtë “Championsit”

Pa Ronaldon në fushë, Juventusi ka shënuar katër herë në portën e Bolonjas, por golat mund të mos mjaftojnë që bardhezinjtë të luajnë në Champions sezonin që po vjen.

22:10
Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital

Ka shkuar në 14 numri i viktimave, nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë.

21:58
BE-ja i kërkon shpjegim Bjellorusisë për ndalimin e gazetarit bjellorus

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi “me forcë” dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një “akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror”.

21:07
Skualifikimi i 5 kandidatëve nga gara për kreun e PD/ Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë

Kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara të 5 kandidatëve, që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit.

21:02
Fundjava mbushi Vlorën plot me turistë

Fundjava mbushi me turistë Vlorën. Grupe të huajsh eksploruan gjiret e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.  

20:54
FOTO/ Dy makina përfshihen në aksident në dalje të tunelit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, sa kalon tunelin.

20:46
Ekspozita me veshjet kombëtare, piktorja nga Kosova krijon koleksionin e jashtëzakonshëm

Për shumë kë veshjet tradicionale mund të jenë dalë jashtë mode, por për Sarandën nga Vitia janë frymëzim i punës së saj.

20:41
Vajzat e Vllaznisë dalin kampion, triumf i futbollistëve për të tetin vit me radhë

Vllaznia e Shkodrës për të 8-tin vit me radhë është shpallur kampione e Shqipërisë duke treguar edhe në këtë sezon se pse konsiderohet  si “Mbretëresha e Futbollit Shqiptar”. Vajzat kuqeblu kanë fituar 22 ndeshjet e kampionatit ndërsa edhe në sfidën e fundit të sezonit me Juban Danjen ato triumfuan me rezultatin e thellë 7 me 2. Në fund, vendin e kishte festa e merituar, medaljet dhe trofeu. 

20:37
Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij

Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit thotë se fatura e energjisë elektrike është kosto tepër e lartë për fermerin shqiptar. Për të mos paguar këtë faturë që rëndon tek xhepi i fermeri Qerimi mbi makinë e tij ka vendosur dy panele nga të cilat energjinë e tyre e shfrytëzon për të vaditur fasulet.

20:33
“Bitcoin, investoni në teknologji”/ Këshillat nga sipërmarrësi që krijoi biznesin inovator

Shumë të rinj po përfshihen në botën e investimit duke tregtuar monedha virtuale. Në Shqipëri madje ekzistojnë edhe biznese, që ndihmojnë “minuesit” siç njihen personat që  përdorin pajisje kompjuterike për të krijuar monedha virtuale. 

20:29
OSHEE njofton, ja tre zonat e Tiranës ku nesër do të ndërpritet energjia

Ditën e nesërme nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike në Yzberisht, Vaqarr, Sharrë për shkak të një problemi në NST Tec Kombinat.

20:19
Dhuna ndaj të miturve, rrëfimi tronditës i 38-vjeçares nga Mitrovica

Për shumë vjet dhuna fizike nuk mjaftoi për 38 vjeçaren me inicialet H.F(emër i njohur për redaksinë), që të ndahej nga bashkëshorti. Por, dhuna seksuale e ushtruar ndaj saj e në fund edhe ndaj vajzës së tyre 9 vjeçe, bëri që 38 vjeçarja nga Mitrovica të merrte vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti. 

20:12
Protestë kundër dhunës në Tiranë/ Protestohet për abuzimin e 15-vjeçares në Mirditë

Protestat që nisën në Rrëshen kundër dhunës ndaj një 15 vjeçareje  nga Mirdita  vazhduan edhe në Tiranë këtë të dielë.

20:06
Askush nuk heton për Skerdilajdin, dosja e vrasjes së gjyqtarit 10 vite më parë kalon ping-pong nëpër Prokurori

Askush nuk e merr përsipër të hetojë vrasjen mafioze të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i cili u vra përmes një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e tij të lindjes, në vendin ku jetonte së bashku me familjen dhe ku përfaqësonte drejtësinë në gjykatën e Vlorës.

19:52
SHBA demonstron armët në Tiranë/ Meta dhe Rama në shesh. Mungoi Basha edhe pse kishte ftesë

Stërvitja  ushtarake Defender Europe 2021 është zhvendosur në sheshin Nënë Tereza e hapur për qytetarët të cilët kanë ndjekur me kureshtje  demonstrime të forcave të armatosura.  

19:36
FOTO+VIDEO/ Momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me drogë dhe nisin shkarkimin e hashashit

Një gomone e mbushur me hashash është kapur pasditen e sotme në Karaburun. Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

19:08
EMRAT/ Ja kush janë 4 kandidatët e parë të përjashtuar nga gara për kreun e PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar në lidhje me kandidaturat për kreun e PD ka përjashtuar nga lista me 9 anëtarë, katër prej tyre deri më tani.

19:03
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë, tre nga kandidatët për kryetar të PD-së

Këto janë disa nga kërkesat e parashtruara nga tre kandidatët për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

19:00
Funar Fest/ Balla: Këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive natyrore të Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte sot në festën e organizuar në pikën turistike të Funarit në Elbasan .

18:55
Kapet një gomone me drogë në Karaburun

Një gomone me hashash është kapur në Gjirin e Arushës në Karaburun dhe aktualisht po dërgohet në repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

18:49
DOKUMENTI/ “Top Channel” zbardh udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e PD për zgjedhjet e 13 qershorit

Top Channel ka mundur të sigurojë udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 13 qershorit, ku do të zgjidhet edhe kandidati i ri i PD-së.

18:42
VIDEO/ Abuzimi seksual, qytetarët në Durrës marshim sensibilizues

Dhjetëra të rinj dhe të rritur janë mbledhur në sheshin ”Liria” të Durrësit për t’i thënë ”Ndal” abuzimit seksual me të miturit e veçanërisht vajzat.

18:33
Zgjedhjet në PD/ Kush janë 9 demokratët që kanë dorëzuar kandidaturën për t’i marrë ‘fronin’ Bashës

Ka nisur, pak më parë, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku do të miratohen kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë.

18:21
Pfizer dhe Astra Zeneca efektive ndaj variantit indian të covidit

Sipas një studimi të Shëndetit Publik të Anglisë, rezulton se vaksinat e Pfizerit dhe Astra Zenecas ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj mutacionit indian të koronavirusit, i cili pasi ka gjunjëzuar Indinë ka mbërritur edhe në Evropë e Britani.

18:09
Integrimi/ Basha takohet me ministrat e Jashtëm të 3 vendeve të BE, zbardhen diskutimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

18:01
Gjirokastër/ Punonjësi i OSHEE-së bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nepravishtë, të Gjirokastrës, pasditen e sotme.

18:00
FOTOT/ Eli Fara rrëfen takimin me të burgosurin e komunizmit në Amerikë: Më kërkoi t’i këndoja elegjinë për Enver Hoxhën, por me një kusht…

Këngëtarja Eli fara ishte e ftuar sot në “E Diell”, në Top Channel, ku ka rrëfyer edhe një nga takimet e para me një të burgosur të Komunizmit me emrin Jashari, në Amerikë.

17:38
FOTOT/ Përdhunimi i 15-vjeçares nxiti marshimin, çfarë nuk u pa nga protesta në Tiranë

Në sheshin “Skënderbej” nisi sot marshimi protestë, në mbrojtje të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

17:19
Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 33 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 33 persona dhe 2 persona kanë humbur jetën. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,209, ndërsa ai i viktimave në 2,444.

17:10
Veliaj publikon foton familjare: Hera e parë e Kajan në Butrint, e paharrueshme!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe djali i tyre Kajan të shtunën e kaluan në Butrint.

16:55
Ngjarja e rëndë në Itali/ Rritet numri i personave që humbën jetën nga rënia e teleferikut (FOTOT)

Numri i personave që kanë humbur jetën nga rënia e teleferikut, pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë është rritur.

16:45
Ekskluzive/ Mësohet numri shqiptarëve që jetojnë në Amerikën Latine

Vitet e fundit kanë qenë të shpeshta lajmet që vijnë kryesisht nga Ekuadori për vrasje të shtetasve shqiptarë atje si të përfshirë në trafikun e kokainës. Por gjithmonë ka qenë e paqartë sa është numri shqiptarëve që jetojnë në Amerikën Latine.

16:30
Rastet e abuzimit seksual në Shqipëri/ Kreu i KMSH: Të papranueshme! Duhet reagim i mbarë shoqërisë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar pas rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri. Teksa i cilëson këto ngjarje të papranueshme, Spahiu shton se e konsideron si tronditës rastin e të miturës në Mirditë.

16:19
“Më mirë si Beyonce sesi nënë Tixhja”/ Olti Curri reagon ashpër ndaj kritikëve të Anxhela Peristerit: Boll bëtë vërr vërr!

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Persiteri, e cila na përfaqësoi në Eurovizion, me këngën e saj “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21.

15:53
Turizëm në Funar/ Promovimi i zonave alternative turistike

Ndërsa sezoni veror popullon bregdetin duket se pranvera është periudha më e bukur për të promovuar natyrën e mrekullueshme shqiptare.

15:47
E ardhme në Spanjë për Buffon, e kërkon një superklub!

E ardhme në Spanjë për Gianluggi Buffon i cili do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Mediat spanjolle raportojnë lajmin e bujshëm se për gardianin veteran interesohet Reali i Madridit.

15:46
Policia lejon hebrenjtë të vizitojnë vendin e shenjtë

Policia izraelite shoqëroi të dielën më shumë se 120 vizitorë hebrenj në një vend të shenjtë në Jeruzalem, ku veprimet e policisë javët e fundit ndezën protesta dhe dhunë që shkaktuan luftën në Gaza.

15:33
Mbërrijnë 60 mijë vaksina Sinovac nga 500 mijë doza të porositura të vaksinës kineze

Qytetarët të cilëve u ka kaluar data e aplikimit të dozës së vaksinës Coronavac për shkak se ato munguan për më shumë se një javë, do mund të aplikojnë duke nisur nga kjo e hënë.

15:24
Konsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale

Italia ka fituar Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me një këngë rock dhe arriti të fitonte këtë trofe pas votave të publikut.

15:19
U gjet i vdekur në rrugë, pas 7 orësh policia e Elbasanit zbardh ngjarjen

Policisë së Elbasanit iu deshën 7 orë për të zbardhur ngjarjen e kësaj të diele që u duk si vrasje.

15:09
Për të dytën ditë me radhë Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

15:01
Bie teleferiku në Itali/ 9 të vdekur, dy fëmijë janë rëndë

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë dhe dy fëmijë paraqiten të lënduar rëndë.