El Clasico është një nga sfidat më të ndjekura të futbollit spanjoll dhe atij botëror.

Pavarsisht se këtë vit në këtë sfidë nuk do të jetë asnjëri mes Messit dhe Ronaldos, dueli mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ngjall gjithmonë interes pavarsisht formës që shfaqin skuadrat.

El Clasico i parë i këtij viti e ka tashmë një orë dhe një datë. E vlefshme për javën e 10-të Barcelona-Real Madrid do të luhet në datën 24 tetor në orën 16:15. Një orar i pazakontë por që gjithsesi spektakli në këtë duel është i garantuar.

Top Channel