Një banesë pranë burgut të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Flakët kanë djegur dhe një makinë, e cila ka qenë e parkuar anës gardhit të banesës. Po ashtu, janë djegur shkurret pranë banesës së tyre, ndërsa u bë ndërhyrja në kohë për të shpëtuar shtëpinë.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Ngjarja detyroi policët e paraburgimit në qytetin bregdetar të rrisin gatishmërinë e të kontrollojnë zonën, për të shmangur incidentet mes të dënuarve.

 

Top Channel