Erdogan paralajmëron përplasje me SHBA: “Kujdes, se ndërruam drejtim”!

24/09/2021 14:16

Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi hapur një acarim të marrëdhënieve me SHBA-në.

Për presidentin turk, raportet e Ankarasë me Washingtonin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Erdoan u dërgoi një mesazh aleatëve të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara duke treguar se, nëse ato nuk e ndihmojnë Turqinë në aspektin e mbrojtjes, atëherë vendi i tij do të kthehet në drejtim tjetër.

Raportet me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk nisën mirë që në fillim. Sa i takon relatave turko-amerikane nuk mund të them se po zhvillohet një proces i shëndetshëm”, tha Erdogan.

Erdoganin është shprehur se problemet e kanë bazën te zemërimi i SHBA-së pasi Turqia bleu sistemet e avancuara raketore S-400 nga Rusia, dhe duket nuk janë kapërcyer. Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pati vendosur sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes turke për shkak të blerjes së sistemit rus.
isa ekspertë vlerësojnë se sistemi S-400 përbën rrezik për avionët F-35 të NATO-s dhe SHBA-së. Por kreu i shtetit turk citohet të ketë thënë se kanë blerë F-35, kanë paguar 1.4 miliardë dollarë dhe ato nuk u janë dhënë, duke theksuar se kjo është çështja e parë që duhet të zgjidhet nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel