Dalin pamjet “horror”, dhoma ku u vra 20 vjeçarja Caroline, në Greqi!

24/09/2021 14:29

Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares Caroline Crouch prej bashkëshortit të saj në sytë e vajzës 1 vjeçe.

Shtypi vendas për herë të parë ka nxjerrë fotot e dhomës ku ndodhi ngjarja e rëndë të cilat ishin përfshirë në dosjen e çështjes jo vetëm dhe përshkruajnë skenën e krimit në Glyka Nera të Greqisë, por krijojnë një ide edhe mbi lëvizjet e 32 vjeçarit Babis Aleksandropulos mëngjesin e asaj dite fatkeqe.

Babis u përpoq ta fshihte krimin e tij me pretendimin e një grabitjeje për të cilën akuzoi dhe shtetas shqiptarë.

Pamjet tregojnë sirtarët e përmbysur, ngjitësit që përdori për t`i lidhur duart të shoqes, abazhurin e hedhur në anën tjetër të dhomës e celularin e tij në shtrat, pikërisht pajisja që në fund e tradhtoi.

Vëllai i Babis foli së fundi për herë të parë pas krimit makabër. Ai insistoi se nuk ka pasur gisht në këtë ngjarje dhe tha se nuk e ka vizituar 32 vjecarin në burg.

Top Channel