Përse ndiqet Kozaku nga të rinjtë? Psikologia: Ndikon fjala ‘MOS’ dhe bullizimi

24/09/2021 14:21

Psikologia e ftuar në emisionin “Shqipëra Live” në Top Channel, Eriona Hoxha ka treguar disa prej arsyeve që të rinjtë ndjekin personazhe si Kozaku.

Ajo shprehet se fëmijët dhe të rinjtë shtyhen më shumë kur prindërit thonë ‘mos’. Gjithashtu sipas psikologes, ata shtyhen t’i shikojnë videot banale të personazheve për shkak se bullizohen mes moshatarëve.

“Nëse të rinjtë u themi mos këtu, mos aty, t’i dërgojmë drejt pjesës edukative, janë edhe këto grupet e tjera. Ata bëhen pjesë e grupit sepse do bullizohen. Bullizimi kibernetik është më i rëndë se ai fizik. Videoja që u shpërnda në media bëri që ta njihja dhe unë. Është gjëja ‘mos’ prandaj ata shtyhen drejt asaj fryme. Ata persona në video kanë pasur probleme në fëmijëri”, tha ai.

Top Channel