Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet/ Në pranga 43-vjeçari në Fier, në kërkim një person tjetër pasi bashkëpunoi me autorin Përpara godinës së Kadastrës së Vlorës, është krijuar një situatë kaotike, pasi shumë qytetarë që kanë prej kohësh problem , janë mbledhur duke bërë thirrje.
Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit.
“Na plasët shpirtin. Na i kanë sjellë në majë të hundës, burokratë, na kanë zënë frymën, njerëz të ligj të poshtër, kam 4 muaj për kaq gjë. Lëkura jonë na ka ngelur, të ligj.Ja ku i kam këto .
Kam ardhur 12 herë spo më japin dokumente, janë njerëz të ligj pse na bien vërdallë, duan para, lëkura jonë na ka ngelur”, tha ai.
Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
Top Channel