Vdes një person tek “Mbikalimi i Patokut”, dyshohet se pësoi arrest kardiak

23/09/2021 20:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Mbikalimi i Patokut. Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetën.

Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel