Orët e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës janë të numuruara.

Barça regjistroi barazimin e dytë radhazi në La Liga dhe të tretin për këtë sezon pasi u ndal pa gola në transfertën ndaj Cadiz.

Një ndeshje në të cilën Barcelona shpërdoroi shumë sidomos me holandezin Depay por nëse nuk do të ishte për disa pritje fantastike të Ter Stegen, blaugranat edhe mund ta kishin humbur këtë sfidë.

Nga minuta e 65-të Barcelona luajti me një lojtar më pak pasi Frankie De Jong mori kartonin e dytë të verdhë në pak minuta duke lënë katalanasit në inferioritet numerik. Me këtë barazim Barcelona u ngjit në kuotën e 9 pikëve, 7 më pal se kryesuesit e Real Madrid të cilët kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë

Top Channel