Sipërfaqja me pemë përfshihet nga flakët, zjarrfikësit ndërhyjnë me mjete rrethanore

23/09/2021 19:27

Një sipërfaqe me pemëtari dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin ‘Trevllazër’ të njësisë administrative Novoselë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet zjarrfikëse, por është duke favorizuar përhapjen e tyre me shpejtësi. Sikurse shihet edhe nga pamjet forcat zjarrfikëse janë duke ndërhyrë me mjete rrethanore.

Nuk dihet ende nëse zjarri është i qëllimshëm apo e kundërta, por policia do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

Top Channel