Telefonata në 2 të natës/ Mikela zbulon çfarë bëri Argjendi pasi u zbulua gjithçka: Po luan pisët!

23/09/2021 19:20

Mikela dhe Argjendi kanë debatuar në studion e Për’puthen për shkak të bisedës që zbuloi Ritvana më parë.

Mikela ndihet shumë e ofenduar nga fakti që Argjendi telefonoi Ritvanën në orën 2 të natës për tu takuar ndërsa të nesërmen kishin takimin bashkë.

Teksa përmendte takimin, Mikela tha se ka shkuar shumë mirë por dyshon se asgjë nuk është e vërtetë, por thjesht një lojë e Argjendit.

Mikela: Takimi më ka pëlqyer shumë por dyshoj se është aktrim i Argjendit.

Argjendi: Ti duhet të kuptosh një gjë. Me Ritvanën ja kam nisur para teje.

Mikela: Dhe duhet ta takoje pak orë para meje që ti bëjë parapri se çfarë do ndodhë në takim.

Argjendi: Doja ta ftoja të bënim xhiro me makinë por ora policore nuk e pranon dhe do ta ftoja në shtëpi.

Mikela: Ne nuk jemi në fëmijë këtu që të besojmë këtë. Falenderoj Ritvanën që e tha se do vijonte lojën.

Argjendi: Jam mes dy zjarresh.

Mikela: Me zjarrin nuk luhet. Nëse kam bërë një veprim dhe i kërkova ndjesë studios, jo ta bësh 24 orë para takimit.

Argjendi: Puntatën e kaluar të kam thënë “më fal”. Nëse do të kishte pasur më shumë takime, por është vetëm fillimi.

Mikela: Pse duhet ta takoje gjysmë dite para takimit? Po i trajton femrat si objekte.

Argjendi: Unë e pranoj se është pak i tepruar.

Mikela: Ajo ta plasi të vërtetën dhe pranoje. Po luan pisët me ne të dyja. Pse më telefonove dje? Për të më ulur nervat që të mos isha kështu sot?

Argjendi: Të mora sepse mban qëndrim.

Mikela: Çfarë të të thoja? Faleminderit që kërkove Ritvanën para takimit me mua. Më vjen shumë keq se e marr si tallje këtë gjë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel