‘Impeachment’/ Republikanët depozitojnë sërish nenet për shkarkimin e presidentit Joe Biden (fotot)

23/09/2021 21:07

Një grup kongresmenësh republikanë aktivizuar nenet e shkarkimit dhe ndjekjes penale, të njohura në vend si “Impeachment”, kundër presidentit të SHBA, për krizën e emigracionit në kufirin me Meksikën dhe tërheqjen kaotike nga Afganistani, raportojnë mediat vendase. Ato sugjeronin se levizja do te preferohej edhe nga ish-presidenti Donald Trump.

Republikani Bob Gibbs  nga Ohio, i cili po drejton përpjekjen, tha sot se Biden ka shkelur betimin e bërë për postin, teksa depozitoi tre nene kundër presidentit.

”Dje depozitova tre nene ‘impeachment’ kundër Presidentit Biden bazuar në ato që besoj se janë shkelje të qarta të detyrave të tij si president,” komentonte Gibbs.

Përkrah tij janë kongresmenët Andy Biggs i Arizona dhe Brian Babin and Randy Weber nga Texas.

“Ndërsa neglizhenca e tij në krizën kufitare ka dështuar në mbrojtjen e sovranitetit amerikan. Tentativa e Biden për të zgjatur moratoriumin federal të largimeve, shkel haptazi ndarjen e pushteteve​,” shtonte Gibbs.

Gibbs pretendon se Biden ka pranuar në SHBA mijëra emigrantë pa u paraqitur fillimisht në gjykata.

“Ndërsa për çështjen e Afganistanit nuk është thjesht një katastrofë, por me veprimet e tij Biden la në rrezik qytetarët tanë,” shton Gibbs.

“​Që përpara Afganistanit kisha nxitur kolegët e mi të merrnin në konsideratë ngritjen e padisë ndaj presidentit,​” shtonte kongresmeni i Alabama. ​

Kjo është hera e dytë që republikanët ngrejnë nenet e shkarkimit ndaj Biden.

Republikania Marjorie Taylor e kishte bërë këtë që ditën kur Biden u betua.

Gibbs pranonte se shanset e suksesit janë të vogla kur demokratët kanë shumicën në Kongres./NYPost.com/

FOTO GALERI
1/3
Republikani Bob Gibbs nga Ohio, i cili po drejton përpjekjen, tha sot se Biden ka shkelur betimin e bërë për postin

Top Channel