Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Vehap Xhindoli/ Presidenti Meta mesazh ngushëllues

24/09/2021 19:13

Është ndarë nga jeta themeluesi i cirkut të Elbasanit dhe Mjeshtri i Madh, Vehap Xhindoli.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ka ndarë në facebook lajmin e trishtë, ku teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes thotë se Xhindoli po lë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!” shkruan Meta.

Top Channel